Adoleshenti shqiptar ju sfidon të gjithëve, kush mund ta ndezë në këtë mënyrë cigaren? (Video)


Ky është një djalë i veçantë nga moshatarët e tij, pasi në ndryshim nga shumë të tjerë, ka aftësinë të durojë nxehtësinë edhe në temperatura të larta. Nëse dikush do të trembej po t’i afrohej zjarrit apo po të vinte re se i ka marrë flakë ndonjë veshje, ky është komplet ndryshe. Ai madje ka aq guxim sa arrin të lyejë gishtin me lëndë të djegshme, t’i vendosë flakën dhe më pas të ndezë cigaren me gishtin e tij. Mund t’ju duket një çmenduri e vërtetë, por ja që ky djalosh adoleshent nga Struga shkon tej parashikimeve tona.