Adnan Merovci disa fjalë për nënën e këngëtareve Ismaili: Të duam Mona jonë (Foto)


Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Adnan Merovci, me rastin e vdekjes së Mona Ismailit i ka shkruar disa fjalë për të.
Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Merovci ka shprehur keqardhjen për vdekjen e menaxheres së parë femër të cilën thotë se nuk duhet vajtuar, por duhet ta kujtojmë atë si një person që na dha disponim, drejtësi, humor dhe njerëzi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Mona jonë!Në fëmëri, gjyshi më thoshte: “Zoti na falë për t’na zamaritë”.Çdo njeri po u zamaritka (vëzhgojka) nga krijuesi ynë i madh, Zoti!Ne lindim në këtë jëtë (falemi nga Zoti), jetojmë dhe në fund ndërrojmë jetë (po ashtu nga krijuesi ynë, Zoti)?Në mes të lindjes dhe ndërrimjetës qenka jeta që e jetojmë.Nga thënja e gjyshit kuptova dhe gjatë jetës u binda se njeriu në jetë matet me punën, fjalën, sjelljen dhe emrin e vet.Prindi në jetë në raportë me fëmijët thuase ka dy qëllime, trashëgimin materjale (pasurinë) dhe trashëgimin morale (emrin).
Këtu deshta të dalë, pra te emri. Adelinës, Emës dhe Zanfinës, Mona ju la emrin!Kjo e bënë që Mona që tani ndërroj jetë është e qetë dhe nuk pajtohet me ne që mërzitemi.Unë Monën e njofta dhe me te ndejta kryesisht në dekadën para lufte. Më erdhi dhe i shkova në familje.Tani po e pyes vehten çka të them për Monën, e njofta mjaftueshëm, apo jo?

Nuk mund të them që e njofta sa duhet por mund të them që Mona kishte një botë dhe shpirtë të brendëshëm shumë hermetik dhe nuk e ndante pothuaj me askend. Jetoi, u sfidua, punoi, rriti, mbajti, shkolloj, ngriti tre pëllumba, tri vajza që sot njifen si yje: Adelinën, Emën dhe Zanfinën. Unë këtë e pashë gjatë një dekade.Mona nuk e pati lehtë, por me kurajon, unin dhe karakterin e çelikt duke mos e ngarkuar askend ja doli të zamaritet nga Zoti dhe sot kur ne na mungon fizikisht ajo mbetet shembull i burërrisë, njerëzisë dhe fisnikrisë që aqë me pedantëri e manifestoi gjatë tërë jetës.

Mona, ishte e rrept, ishte e drejtëpërdrejtë, reale, kacafytej me të pa vërtetën, nuk lejonte dredhi, ti thonte gjërat në fytyrë, i njifte njerëzit, por Mona në brendi ishte një engjëll i llojit të vet, unike. Ajo vuajtjen e përjetonte në çdo sekond dhe nuk e shfaqte, e mbante brenda.Në shtëpinë time edhe sot kam dhurata të vlefshme që më solli Mona për mua, dhe familjen. Ishte e tmerrshme në dhurata, po si nuk harronte asnjë detaj?!

Ajo përjetonte dhurimin më shumë se ata që pranonin dhuratën?E kjo ishte Mona, do të na mungoi, por mos ta vajtojmë ate, le ta kujtojmë Monën tonë që aqë shumë na dha disponim, drejtësi, humor dhe njerëzi.Mbi të gjitha Mona na la Adelinën, Emën dhe Zanfinën.Të duam përjetsisht, Mona jonë!
a1

a2