ADN-ja mund të rruajë informacione nga miliona CD

loading...

 

adn-300x282

loading...
Mund të jetë materiali gjenetik ADN, një pajisje elektronike? Mund të duket e çuditshme, por studiuesit kanë zbuluar se aty mund të ruhet materil aq sa mund të mbajnë miliona CD, në një hapësire sa e gishtit të vogël të njeriut dhe ky material mund të rruhet me shekuj. ADN-ja është e vleshme për të mbajtur sasi të mëdha informacioni për një kohë të gjatë, vetëm se nuk mund të shikohet shumë shpesh ky informacion.

Të ruash informacion te materiali gjenetik është e thjeshtë, thjesht lereni atë në një vend të errët, të ftohtë dhe të thatë. Procesi  përfshin konvertimin e informacionit në katër shkronja në kodin e ADN-së. Kodi përdoret për të krijuar fijet e ADN sintetike. Pastaj makina “lexon” molekulat e ADN-së dhe gjen informacionin e koduar.

Ky proces zgjat dy javë. Në një të ardhme teknologjia mund të bashkëpunojë me ADN-në e njeriut për të ruajtur materiale të sigurta për shekuj. Por studiuesit thonë se nuk kanë ndërmend që ta kthejnë magazinimin e informacionit në ADN, si një gjë të gjallë, dhe se nuk mund  të shndërrohet në një makineri gjenetike të njeriut për shkak të aftësisë që ka  ADN-ja për të koduar.

loading...