Admir Mehmedi, në ndeshjen debutuese me Freiburgun shënoi dygolësh – VIDEO

admir

Sulmuesi shqiptar i Freiburgut të Gjermanisë, Admir Mehmedi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme “aventurën” në klubin gjerman. Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës pak ditë më parë ishte huazuar nga Dinamo e Kievit tek Frieburgu.

Shqiptari në ndeshjen debutuese kundër Olympiaksot shënoi dygolësh. Mehmedi në këtë ndeshje ishte titullar, ndërsa pas vetëm katër minutave lojë preku rrejtën e skuadrës kundërshtare. Ish-anëtari i Zurich golin e dytë në këtë sfidë e realizoi në minutën e 22-të.

Pas ndeshjes sulmuesi shqiptar tha se është i ngazllyer me lojën e treguar dhe golat e shënuar. “Kjo ishte një test i mirë dhe për mua, dhe një debutim qysh unë dëshiroja. Unë shpresoj se do të arrijë të shënoj edhe në Bundesligë”, ka thënë Mehmedi “Kicker”.