Adidas prezanton Ritën, vi nga Kosova e vogël por e bukur (Video)


Prodhuesi i njohur gjerman i veshmbathjeve sportive, Adidas në kuadër të spoteve me yje të muzikës botërore ka promovuar një klip edhe me superartisten kosovare, Rita Ora.
Në spotin e përfshirë me video nga performansat e saj dhe me incizime, ndërsa ajo ka folur për jetën e saj.
“Dua të mbahem mend si vajzë e cila nuk ka mundur të ndalet së qeshuri”, tha Rita.
Reklama vjen në kuadër të veshjeve të përditshme për të rinj që bën prodhuesi i veshmbathjeve sportive.
Këngëtarja idhull e shumë të rinjëve, që kurrë nuk e harron vendlindjen dhe këndoi me iniciativën e saj në festën e madhe të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, shihet edhe afër atleteve adidas dhe tregon për veshjet e saj të firmës së njohur gjermane.
Ajo ka falënderuar familjen për emigrimin në Londër ku i janë hapur mundësitë e mëdha të shpreh talentin e saj, por si gjithmonë nuk e harron të theksojë dashurinë e saj për vendlindjen.
“Familja ime vërtetë bëri zgjedhjen e duhur duke ardhur në Londër, sepse më janë krijuar disa mundësi që vërtetë nuk i kam aty prej nga vi unë. Kosova e vogël, por shumë e bukur”, tha ajo.