Adem Jashari ndihmohej nga LDK-ja

adem

Mbi 20 mijë marka gjermane i kishte pranuar Rifat Jashari nga nëndega e LDK-së në Baden-Wurttemberg, vetëm një muaj para se të vriteshin mbi 20 anëtarë të familjes së tij. Pranimi i këtyre mjeteve është konfirmuar nga Murat Jashari.

Një muaj para se të vriteshin komandantët, Hamëz e Adem Jashari, aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani kishin mbledhur para për t’u dalë në ndihmë.

Nga dokumentet që ka arritur t’i sigurojë për herë të parë “Tribuna”, konfirmohet një mobilizim i aktivave të LDK-së në Landin Baden-Wurttemberg, për t’i siguruar mbështetje financiare familjes Jashari, menjëherë pas përfundimit të sulmit që kishin bërë forcat serbe mbi këtë familje, më 22 janar të vitit 1998.

Në njërin nga tri faksimilet që i ka gazeta, kryetarëve dhe kryesisë së aktivave të LDK-së u bëhet thirrje që ta fillojnë me urgjencë aksionin për grumbullimin e mjeteve./tribuna