Adelina Ismajli: Kam arritur te gjitha, tash enderroj te krijoj familje…

Adelina Ismaili, uragani i skenes shqiptare vjen ne kete interviste te fundit per vitin 2011 duke ndare me ne sukseset e nje viti dhe detaje shume interesante nga jeta e saj…

Eshte padiskutim diva e koheve moderne. Me nje karriere te lavderueshme jo vetem brenda, por edhe jashte kufijve shqiptare, ajo ka gjithmone dicka qe te ben kurioz per te lexuar. Edhe sikur intervistat e saj t’i gjesh ne te njejten dite, ne disa gazeta, ti je instiktivisht i prirur per t’i blere te gjitha. Shpesh e krahasojne me Pagarushen e Zelen, e per Adelina Ismailin ky eshte kulmi i sadisfaksionit.

Isha fare i vogel, kur e ndiqja permes ekranit ne cdo dalje te sajen skenike, para disa vitesh pata fatin ta takoj, ndersa sot qe puna ime lidhet drejtperdrejte me te, ndihem me mire se asnjehere tjeter. Brenda nje viti ka arritur shume suksese. Disa prej tyre i ndan ekskluzivisht edhe me ne sot, keshtu qe shshsh…po rrefehet Diva.

Adelina, po mbyllim nje vit shume te suksesshem per ju. Jeni renditur e para ne dhjetera klasifikime dhe koncertet tuaja kane qene te mbipopulluara. Cilat jane ndjesite qe ju percojne gjithe keto arritje?

– Kenaqesia ime per gjithe kete dashuri qe pranoj eshte nje ndjenje hyjnore te cilen u mundova ta pershkruaj ne kengen time debutuese ne tregun e huaj dhe posacerisht ne ato pese fjali shqip qe kendoj ne kengen qe degjohet ne 22 shtete te 3 kontinenteve. Arritjet jane te pavlefshme nese nuk ke me kend i ndan dhe une ndjehem e bekuar me ata qe me duan. Por edhe guxoj te mburrem qe tashme si shqiptare po indentifikohemi dhe me art modern ne vende ku na imagjinojne ndryshe. Malli per Kosove dhe nevoja te pushoj. Nganjehere kam ndenja te perziera, shume lumturi, mall dhe lodhje. Kjo e para mposht te tjerat gjithmone…
Ne bilancin e arritjeve te ketij viti, cfare ju kenaq me shume?

– Epiteti “Diva Ballkanike”…Do genjeja po te thoja ndryshe. Dhe, videoja qe bene fansat per datelindjen time. Me beri te qaj pas shume kohesh.

Versioni remix i kenges suaj “Tribalb” eshte perfshire ne nje permbledhje hitesh boterore, ku nuk kane munguar emra te tille si Lady Gaga, etj. Cili eshte synimi juaj Adelina? Fama ne Amerike? Pasi ne Europe tashme keni arritur jo pak.

– Asnjehere! Ok, e di cfare mendohet kur lexon kete fjale, por ne Amerike nuk do mund te jetoja as nje dite, lere me te punoj. Atje eshte cdo gje super e kalkuluar dhe nuk do merrja mundin t’i bindja qe mund te fitohet nga nje femer qe vjen nga nje shtet qe ka banore sa nje lagje e New York-ut. Harro artin, Amerika eshte biznes i madh. Pastaj hyj ne njerezit e rralle qe nuk pelqejne menyren e te jetuarit atje, aspak.

Ne 2011 jeni ngjitur ne nje prej skenave me te rendesishme boterore, ku jave perpara jush kishin performuar ne te yje te muzikes amerikane…C’komente keni marre nga menaxheret e club-it?

– Une komunikoj me fansat me shume. Po beja foto dhe po kenaqeshim bashke me ta kur menaxheri im erdhi dhe me tregoi qe ata po kerkonin dhe nje date tjeter. U gezova, natyrisht. Mbetet te realizohet ne vitin qe po hyjme.

Nje lajm qe tronditi jo pak fansat tuaj, ishte ai i vdekjes se Adelines. Si e moret vesh ju lajmin dhe cfare masash ndermorret? Po familja juaj si reagoi?

– Po hipja ne avion nga Parisi per ne New York kur e mora vesh dhe gjate gjithe udhetimit isha e stresuar se si do e merrnin kete te dashurit e mi. Fatmiresisht, familja ime e kishte pranuar ashtu sic ishte, nje genjeshter dhe e priten me me shume gjakftohesi sesa une. Mami me qetesonte, imagjino (qesh). Fansat ishin ne kulm te konfuzionit dhe brengosjes. Me te arritur morrem masa te ngrinim padi. Ishte e rende ne ato momente, sado qe tash me qeshet me ate “lajm”.

Ndonese vitet kalojne ju renditeni edhe sot ne toplisten e kengetareve me ‘hot’, kujtojme ketu sondazhin e shpallur ne qershor nga nje prej emisioneve me te ndjekura ne Kosove…Cfare e mban kaq ‘hot’ Adelinen?

– Votat per “Kengetarja me ‘Hot’ e veres 2011” vertet me lajkatuan, isha ne nje moment kur me se paku ndjehesha ‘Hot’ (qesh). Lajmin e mora kur isha me grip. Jam e lumtur qe audienca tashme dallon aparencen fizike nga ajo qe perfaqeson dikush. Te qenurit “Hot” s`ka te beje me veshjen me. Zotit faleminderit! Kam lexuar nje thenie: “Femra ‘hot’ eshte ajo qe me ben te qesh, te qaj, ta dua dhe urrej”…Fakti qe mund te flas, vishem, kendoj lirshem dhe pa asnje kompleks per cdo difekt timin apo te tjereve me ben te ndjehem mire ne lekuren time.

Ne korrik te ketij viti keni thyer nje rekord…Publiku ne koncertet tuaja ne Ulqin i ka kaluar parashikimet. Po cili eshte rekordi juaj personal? Cili ka qene publiku me i madh per te cilin keni kenduar?

– Isha ne Akademine Perkujtimore per Heroin e Kombit Sali Cekaj. Fakti qe kendova e para dhe e vetmja ne dite tejet te veshtira ne Kosove kur u inagurua permendorja e tij, me emociononte shume. Frikohesha qe pas aq shume vitesh nuk do justifikoja veten. Numri i njerezve te mbledhur dhe respekti qe m’u be, eshte nje nder krenarite e mia me te medha profesionale, por primarisht njerezore. Ka shume koncerte me te cilat krenohem, jashtezakonisht shume me koncertin ne Drenice pas 7 vitesh mungese. Eshte Ulqini, New York-u, Cyrihu, pastaj Munchen, Toronto…Ke parasysh kur ne nje moment shikon fotot dhe te mberthejne mornicat nga kujtimet? Tani po me ndodh (qesh).

Adelina, jeni gjate gjithe kohes ne koncerte dhe e dime qe gjithandej ju presin shume mire. Pavaresisht kesaj, cili eshte vendi ku ju ndiheni me komode kur kendoni?

– Nuk nisem ne koncert pa qene e sigurt qe do ndjehem mire, e them seriozisht. Eshte kusht qe me figuron dhe ne kontrate. Kur nje dite te kem kohe dhe vend te publikoj sa koncerte kam refuzuar per shkak te dyshimit ne organizatoret, apo kur nuk me ka pelqyer sjellja e tyre dhe vet do tmerrohem (qesh). E di, tingellon jo e ndershme karshi fansave, por nese do u jepja nje koncert jo te bukur per fajin e dikujt tjeter, do ishte dhe me keq.

Prej vitesh i mungoni Shqiperise dhe shqiptareve, keni planifikuar ndonje koncert se afermi?

– E dua nje koncert prej vitesh atje. Kam presion dhe nga fansat qe tashme dhe nuk duan te kuptojne pse nuk jam prane tyre ne Shqiperi. Por edhe une dua disa Adelina te klonuara. Nuk e bej shkel e shko, duhet perkushtim. Nga eksperienca e fundit ne Tirane me 2009 jam tmerruar se cfare sabotimesh mund te me ndodhin nga koleget. Faleminderit Zotit dhe nikoqirit, u bene transparente dhe kjo arsyeton skepticizmin tim qe te vij dhe te tregoj se kush eshte Adelina Ismaili dhe cilat jane Adelinat e Shqiperise qe “linden” gjate kesaj mungese te shkaktuar nga deshira ime per perfeksion dhe mungesa e kohes ta arrij.

Duket sikur u keni thene lamtumire nje here e pergjithmone festivaleve. Pse kjo zgjedhje?

– Kam pasur nje strategji qe nga fillet e karrieres, pra qe nga mosha gjashte vjecare. Te deshmohem ne cdo festival te mundur njehere. Kete e bera ne te gjitha shtetet e Ballkanit deri ne moshen 13-vjecare kur po fillonte lufta gjithandej ish-Jugosllavise. Pastaj u hapen kufijte, preka dhe Shqiperine me festivale dhe po hyja ne nje etape tjeter profesionale. Ne biografi isha e deshmuar, kengetare festivalesh. Me duket paksa paradoksale te rideshmoj dicka. Edhe nese do e beja, do ishte per gallate sic ishte i fundit. Te kujtoja femiun ne mua ku kam qene dhe ku jam. Por, pak kam kohe per te bere qejf kohen e fundit (qesh).

Kete gusht keni thyer kemben. Si ndodhi?

– Uuuuh, si e more vesh kete?! E kam mbajtur sekret, nuk doja te merakosej askush. Ne koncertin e trete ne Ulqin kerceva nga skena qe ishte 1.80 e larte dhe thembra u nda ne kater copa, dy ligamente ishin bere kacurel (qesh)…Dy jave te tera nuk dija qe eshte e thyer, mjeket atje jane tmerr, dhe ashtu ecja, notoja dhe kendova ne koncertin e fundit. Kur u ktheva ne Zvicer, pas kontrollit mjeku po me shikonte sikur te isha robot. Si rezultat, muaj te tere te voneses se klipit, promovimeve qe po zgjasin ende, intervistave, koncerteve, fitness, pishine, ecje, te gjitha. Cdo gje lidhur me projektin e fundit duhej te mbaronte ne 2011, une ia bera kompanise dhe vetes punet lemsh. Por cdo gje ka nje arsye dhe e rendesishme eshte qe tash ndjehem me mire.

Nderkohe duhet thene se ne te njejtin muaj jeni shpallur femra me e bukur nga nje reviste shqiptare ne Amerike. Si ju presin shqiptaret atje?

– Te shpallesh kengetarja me e bukur shqiptare ne Amerike, eshte ndjenje fantastike. Atje vajzat shqiptare jane yll te bukura. Me duket paksa jo modeste te flas si pritem, me mire te shikoni (qesh). Nese ka dicka qe me eksiton jane gjashte mije duar lart. Kaq (qesh).

Ne shtator u publikua nje ‘best of’ i hiteve tuaja, i cili u rendit ne top dhjeteshen e nje klasifikimi te njohur ne France. Si ndihesh per suksesin qe tashme i ka kaluar kufijte?

– Ndjej shume obligime sa here degjoj kete fjali. Natyrisht qe ndjehem si me se miri, por pergjegjesia eshte mbi normalen. Kurse une jam koke shqiptari dhe dua vetem pushim e kenaqesi.
Kenga juaj e preferuar ne te gjithe repertorin eshte…

– “Urdher i Ri Illyric” remix.

Po ajo qe publiku pelqen me shume?

– “I love you more” tani.

Ne tetor erdhi ‘boom’-i i rradhes prej Adelines. Sollet kengen “I love you more”, e cila brenda pak oresh pati nje rekord klikimesh. Na tregoni dicka me shume per bashkepunimin me ate qe ne media eshte cilesuar si shoku i ngushte i Sarkozy-s, Faudel.

– Faudel eshte artist i kompletuar, me dy kembe ne toke. Nuk ka si te jete ndryshe ne Paris, ku numri i njerezve qe duan te futen ne show biz kalon milionat. Ai dhe menaxhmenti i tij pelqyen idene. Me realizimin e ketij projekti une jam bindur qe dikush po s`qe shume i dashur per tjeret, po s`qe shume i sinqerte dhe njeri ne plot kuptimin e fjales, le te filloje te kryeje ndonje kurs per nje zanat tjeter. Ne asnje vend ne bote nuk do pranohet kurre vardisja, prepotenca, ose injoranca. Nuk eshte rastesisht njeri nder artistet me te realizuar te Frances.

Si ishte te realizoje video me nje staf krejtesisht te huaj, me te cilin kishin bashkepunuar me pare te tjere emra te famshem?

– Jashtezakonisht e lehte. Cdokush ben punen e vet, cdokush e di vendin e vet. Organizimi eshte top, stresi kalonte shpesh mbi te kuqen sic ndodh konstant me francezet, te cilet ne ato raste marrin pushim dhe ulen hane e pijne, bejne qejf dhe rimeson pas shume vitesh qe megjithate kjo pune eshte qejf. Nuk ndaleshin as ne shi, nderkohe qe kabina ime kishte bllokuar hyrjen per turiste ne Mont-Martre. Prisja kur do pelcasin grushtet, cdo gje ecte per mrekulli. Te ndjehesh yll i vertete. Me kete them qe misioni im si artiste ne kete jete u kompletua.

Je renditur e para ne klasifikimin e nje portali shume te famshem ne Gjermani, nderkohe qe Balkanika Tv ju ve ne te njejten pozite. Si eshte te jesh gjithmone e para Adelina?

– Ne nje rast si ky, kur ti me pyet dhe nuk ben sikur nuk e di, eshte shperblim per punen time qe nuk kam lene artist shqiptar, apo kosovar quajeni si te doni, qe nuk ia kam treguar cdo njeriu qe punoj me te. Kryesisht eshte pergjegjesi jashtezakonisht e madhe. Nganjehere do kisha deshire t’i jepja te gjithe keta tituj atyre qe me agresivitet vuajne t’i kene, do ulesha te shikoja film prane oxhakut pa menduar se sa pune me presin. Por jo, nuk eshte ne natyren time. Ka kohe qe kam mesuar tmerret dhe cdo sukses e festoj ne madheshtine e vet reale. Fundja, te arrij nga Prishtina duke fshire kepucet ne avion, te jem numri nje ne portale franceze, gjermane e zvicerane, i jap vetes te drejte ta festoj cdo sekond qe po e jetoj.

Jo rralle here na ndodh te degjojme per veprat tuaja humanitare…Si ndiheni kur njerezit ju shohin si hyjni?

– Nuk ndjehem Adeline, harroje! Kerkoj biruc ku te fshihem. Une vetem bej ate qe duhet bere, ate qe ne si artiste i kemi borxh atyre qe admiruan jeten tone ne ate mase saqe falen te veten. Dhe jam absolutisht kunder te bej buje mediatike per keto gjera. Sa te kete fryme ne mua do bej vepra humanitare, dhe kjo eshte ceshtje edukate familjare. Eshte ndjenje hyjnore, dhe kjo reflekton te me shikojne dhe perqafojne me lot ne sy dhe duar qe dridhen. Me e shprehur eshte tek une, nuk permbahem dot para admirimit. Iki gjithmone…

Ne dhjetor vec intervistes ne gazeten me te shitur ne Zvicer e cila ka nje portal te klikuar mbi nje milion here ne dite dhe deshmon per famen tuaj, shpalleni femra me seksi shqiptare e 2011 dhe festoni ditelindjen e 32-te. Kur do te ndalet Adelina?

– Ishim ne Egjipt ku po perterinim kontraten per 2012 dhe shtrirjen e kenges ne Kanada. Nuk ishte kaq romantike sa tingellon (qesh). Avion, makine, kompani, shume dokumente dhe ne mbremje nje disko fantastike ku ndenja shume pak sepse duhej kapur avioni per te nesermen. Por arrita t’i fus hundet ne ate disko ku i lejova vetes te cmendem ca ore (qesh). Kur arrita, pash e-mailin plot. Une kam nje jete qe dua ta deshmoj qe te qenurit seksi nuk ka te bej me veshjen, look-un apo kendimin, por te gjitha bashke, shto dhe qendrimin, besimin ne ate qe ben dhe definitivisht kuptimin e seksit, jo si dicka e turpshme apo vullgare, por nje baze arti qe nga skulpturat antike deri tek Madonna. posted at albavipnews.blogspot.com. Bukuria e femres ka qene inspirim per artin nder mileniume. Une me fjale ndalem cdo vit (qesh). Do ndalem natyrisht, kete intensitet nuk e duroj me dot. Por nga muzika ne kuptimin e gjere te fjales nuk do dal kurre. Eshte i marre ai qe ne show biz kthehet per te deshmuar qe mundet, une e bera disa here. Dua te jetoj per vete.

Si e festuat kete vit ditelindjen?

– Kam lindur ne mbremje, dhe me te arritur ne mbremje po shikoja email-in kur pash videon qe me kishin bere fansat. Sa po qaja sa po qeshja, nuk i besoja syve. E kam kthyer me qindra here dhe nuk di cili eshte me i mire se tjetri. Vendosa te dal ta festoj. Aty filloi festa, dola ne nje club qe e mban nje mike imja italiane dhe nderkohe qe ne ekran gjigand sillej video e fansave te mi, Dj me kendoi dhjetera here “Happy birthday to Adelina and fans”. Isha e tera ne lot. Lot gezimi.
Pas te 30-ave femrat fillojne mendojne seriozisht per krijimin e nje familjeje. Adelina e mendon kete?

– Natyrisht…Une isha ne te 20-at kur flisja per admirimin tim ndaj krijimit te familjes dhe ikjen nga ky profesion, qe ne fakt duket shume vezullues, por kur e jeton nje jete te tere, behet i tepert dhe njeriu do lumturine e vertete. Posacerisht ne momentin kur i arrin te gjitha, edhe ato qe nuk i ke menduar kurre, ndjehesh e permbushur maksimalisht, je e vetedijshme qe ke arritur e para nje enderr qe e duan te gjithe dhe eshte e natyrshme, gati organike te mendoj per shpirtin, qe ne kete rast eshte nje familje imja. Asgje tjeter s`ka rendesi.

Si eshte jeta e nje dive? Si nis dhe si mbaron nje dite e juaja?

– Ka avantazhet e veta, lehtesite si person publik, por kryesisht eshte pune, pune dhe vetem pune, qe nga mengjesi ne mbremje. Ne fakt, i kam shpjeguar te gjitha ne kengen “Diva” e cila tregon qe ky titull me shume eshte nje gje qe duhet justifikuar sesa qe te sjell jeten ne qiellin e shtate. Te quhesh diva nuk eshte fjale. Nuk eshte as e lehte, por edhe me mire nuk ka (qesh).

Aktualisht ku jetoni?

– Sonte jam ne Paris, neser iki ne Zvicer.

Sa ju mungon Kosova?

– Me mungon familja dhe vendet qe me kujtojne femijerine.

Eshte Adelina nje shtepiake e mire?

– Definitivisht (qesh). Gjyshja ime ishte vajze e Nasuf Balsha nga Shkodra dhe rekrutimi i vajzave ne familjen tone doli me sukses (qesh).
Dini te gatuani, ose te beni pune?

– Natyrisht. Me pelqen te gatuaj edhe pse koha nuk me le shpesh ne kete periudhe jete, por jam maniake e pastertise dhe dekorimit, posacerisht gjate festave te fundvitit. Tmerrohem nese shoh veshje te pahekurosur ose guxhinen e lene rremuje. Prandaj gjithkund vonohem (qesh). Nuk dal pa qene cdo gje ne rregull.

Festat e fundvitit do te te gjejne ne shtepi, apo prane fansave sic ndodh gjithmone?

– Edhe kete vit prane fansave, por daten 1 dua ta festoj pakez per vete, prandaj kam minimizuar kendimin tim me 1 janar. Le te filloje viti me me pak pune, ndoshta dhe iken ashtu (qesh).
Sa paguheni zakonisht ne koncerte? Here pas here ju cilesojne si kengetaren shqiptare te paguar me mire.

– Harroje, nuk flas. Eshte paturpesi. As nuk do te therras te shkruash qe “Adelina u pagua kaq apo kaq”(qesh shume). Pagesa ime eshte rroga ime per ate qe jam shkolluar dhe e kam profesion tash e 25 vite.

U perfol nje bashkepunim mes jush dhe motres suaj, Zanfines. Kur do te vije?

– Po pres te mbaroje Zani planet e saj. Do te jete kenga qe do t’i perkushtohem me se shumti ne gjithe albumin tim. Jam shume e entuziazmuar mezi pres. Shpresoj te jete nga gjysma e vitit te ardhshem, por ne kete rast cdo gje varet nga kolegia ime (qesh). Me Zanin kuptohemi mire ne pune, eshte profesioniste dhe kohen e fundit ka arritur pjekurine artistike. Po, qofshim shendosh e mire dueti vjen me 2012.

Cfare prisni dhe cfare premtoni per 2012?

– Kurre nuk kam premtuar asgje, kete here guxoj te premtoj dhe nje kenge te punuar ne Europe. Shpresoj te kem shendetin, lumturine dhe fatin qe kam pasur kete vit qe po leme pas, asnje gje me shume. Gjithe te tjerat, sukseset, kenget, koncertet, jane produkte te ketyre qe permenda me lart. Dhe jane absolutisht dytesore per njeriun ne mua.

Nje urim per te gjithe shqiptaret?

– Shendeti, fati, lumturia dhe begatia qofte me ju. Paci nje vit me te mbare sesa ai qe po leme pas. Zoti i bekofte shqiptaret.
ad_1453621218-4483536