Adelina Ismaili qan me lotë për nënën e vdekur


Nëna e këngëtareve të mirënjohura Adelina dhe Zanfina Ismaili, Mona, është ndarë sot nga jeta. Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, Adelina ka shprehur pikëllimin e saj për humbjen e nënës.
“Qenka shumë veshtirë të gjesh vargje e të shkruash për një njeri që na dha shumë, qenka veshtirë me fjalë të thuhet dhembja e mijëra fansave që kemi tani për humbjen e nënës Mona Ismaili. Ajo nuk ishte thjeshtë nëna e Adelines, Emës e Zanfinës, ajo me kohë u bë shpirti yni, i neve fansave që na u shndërrua në një mikeshë të mirë. Mona kjo nënë heroike e cila me vështirësi dhe mund i dha skenës dy yje të cilat më vonë do ndriçojnë gjithë skenën shqiptare. Një simbol i fuçisë femërore që nuk u dorëzua asnjëherë dhe duroi shumëçka që vajzat e saja të kishin atë që ato ënderronin. Ajo sot na la, sot e humbëm këtë zonjë të madhe. Në emrin e të gjithë fansave ngado që janë i përcjellim ngushëllime të sinqerta Adelines sonë, Emës & Zanfinës dhe gjithë familjes Ismaili. Zonja Mona, faleminderit që ishe një mike për ne, faleminderit që gjithmonë na dashte si femijët tu, faleminderit që na dhe tre engjuj në këtë jetë. Do mundohemi të kujdesemi për to. U PREHSH NË PAQE. Gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona”, thuhet në postimin e bërë në faqen zyrtare të Adelina Ismailit në rrjetin social, i cili mund të jetë mesazh i fansave të këngëtares.
nena