Adele ia ka dhënë djalit Oskarin e vogël

loading...

adela

loading...
Nëna e djalit katërmuajsh Angel James ka publikuar në Twtter fotografinë e replikës së Oskarit pranë statujës së artë të saj që e ka fituar për këngën e “Skyfall”.

Këngëtarja në Twitter ka publikuar fotografinë e replikës së Oskarit pranë statujës së saj të vërtetë të cilën e ka marrë për muzikën e filmit për James Bondin. Ia ka dedikuar djalit të saj, të cilin e ka me Simon Koneckin.

Nëna e djalit katërmuajsh mezi kishte mbajtur lotët gjatë marrjes së shpërblimit.

“Ju faleminderit shumë, kjo është e pabesueshme”, – kishte thënë Adele e cila në falënderimin emocional ka falënderuar të fejuarin e saj Simon duke i thënë që e do.

Këngëtarja ka marrë 105 shpërblime gjatë karrierës së saj të shkurtër deri tani. Për këngën “Skyfall” ka fituar edhe shpërblimet Grammy dhe Golden Globe.

loading...