Adele, 100 mijë paund në minutë, për të kënduar në një dasëm

adele

Adele duket se ka një çmim shumë të kripur. Sidomos kur bëhet fjalë për të kënduar për pasanikë të mëdhenj. Sipas mediave britanike, ajo ka kërkuar plot 2.5 milionë paund nga manjati afrikano-jugor, Vivian Inerman, për dasmën e vajzës së këtij të fundit. Shifra është shumë e lartë, duke qenë se këngëtarja e njohur ka kërkuar plot 100 mijë paund për minutë.

Kjo gjë ka bërë që manjati afrikano-jugor të ndërrojë mendje dhe të kërkojë për një artiste tjetër, pavarësisht se pasuria e tij i kalon 400 milionë euro.