Adam Sandler sulmohet nga gepardi – VIDEO

1

Adam Sandler tha se për një moment kujtoi se do vdiste, kur krejt papritur u sulmua nga një gepard teksa ndodhej në një ekspeditë në Afrikë.

Sandler ndodhej me familjen dhe disa miq të tij në një park natyror në Afrikë. Në një moment, një specialiste kafshësh i thotë se mund t’i jepte ujë nga duart e tij një gepardi. Por në momentin kur Sandler ulet për të marrë ujin, gepardi sulmon nga pas duke tmerruar aktorin.

Fatmirësisht, nga ajo që shihet në video, më shumë bëhet fjalë për një lojë të felinit se sa për një sulm të vërtetë.