Acarohet keq Bashkimi, diçka nuk shkon me telefonatat e mëngjesit

Ai është bërë rutina e mëngjesit dhe thuajse të gjithë ata që zgjohen herët, e nisin ditën me Bashkim Hoxhën, leximin e gazetave si dhe telefonatat e mëngjesit.

Teksa kishte kaluar momenti i leximit të shtypit të ditës, si përherë Bashkimi ka nisur me telefonatat me qytetarët, të cilat ditën e sotme duket se e kanë acaruar disi drejtuesin e emisionit.

Kanë qenë disa telefonues rresht, të cilët nuk kanë mundur të komunikojnë me Bashkimin duke menduar se po komunikonin me regjinë dhe kanë shkaktuar konfuzion.

Ai është detyruar të mbyllë disa herë rresht telefonin dhe në fund ka shpërthyer duke thënë: “Këta nuk do ta kuptojnë kurrë që marrin në telefon dhe dalin drejtpërdrejtë. Ju lutem, mos dëgjoni veten në televizor”.

E në fund të fundit, emisionet live kanë përherë të tilla probleme…