Abuzon me vajzën 17 muajshe dhe e hedh nga dritarja në sy të nënës

Një burrë u arrestua në Spanjë me akuzën e tentativës së dyfishtë për vrasje, pasi hodhi nga dritarja një fëmijë 17 muajsh dhe dhunoi nënën e saj. Gjithçka ndodhi pas një zënke mes çiftit, e cila e kishte zanafillën në dyshimet e gruas për abuzimin e partnerit me vajzën e vogël.

Pasi e ka gjetur partnerin, i cili nuk ishte babai i fëmijës, në një situatë të dyshimtë me vajzën e saj 17 muajshe, nëna 18-vjeçare e fëmijës është përfshirë në një konflikt fizik me të dashurin. Ndërsa ky i fundit e ka kapur vajzën e vogël dhe e ka hedhur nga dritarja.

Ngjarja ndodhi në Vitoria, Spanjë. Mediat spanjolle shkruajnë se vogëlushja është hedhur ndërsa dritarja ishte e mbyllur dhe kjo ka bërë që plagëve të rënies nga lartësia prej 5 metrash t’u shtohen edhe ato të prerjes nga xhami. Fëmija është në terapi intensive në spital dhe mjekët japin pak shpresa për jetën e saj.

Ndërsa nëna, e cila gjithashtu është plagosur, është jashtë rrezikut për jetën.
auto_policia1453822517