Abetarja, vajza 9 vjeçe hap ekspozitën e dytë personale!

loading...

AB

loading...
Vetëm tre muaj më parë ka mbushur 9 vjet dhe ka kohë që pikturon si e madhe. Kjo është Abetare Berila, nxënëse e klasës së katërt në Heimenkirch të Gjermanisë, një qytezë në kufi me Zvicrën.Aajo ka hapur tashmë një ekspozitë personale me piktura, që është sigurisht një rast i pashoq për moshën e saj.

Kjo ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, kur Abetarja, atëbotë ende 8 vjeçe, kishte shpalosur punimet e saj para një publiku të gjerë në qytetin Heimenkirch. Gazetat dhe televizionet e regjionit ku jeton ajo, e kishin mbuluar gjerësisht këtë ekspozitë, duke e cilësuar vogëlushen si një fëmijë me talent jo të zakonshëm në fushën e artit. Vogëlushja me rrënjë nga Drenica, më me dëshirë pikturon peizazhe, portrete dhe figura kafshësh.

Këtë të diele, më 24 mars, Abetarja hap edhe ekspozitën e saj të dytë. Kësaj here në Kreuzlingen të Zvicrës, në ambientet e Qendrës Shqiptare për Kulturë dhe Integrim.

Për të hapur ekspozita në këtë moshe, Abetarja ka pasur edhe ndihmën e pakursyer të të ëmës, Ferides. Ajo i ka bërë përgatitjet teknike të hapësirës për ekspozim në Himenkirch, të kornizave të pikturave etj. “Më dukej dëm që përveç meje, askush tjetër të mos i shihte pikturat e saj” thotë Feridja,raporton albinfo.ch

Që në moshën 2 vjeçare, Abetarja ka dhenë shenja për talentin e saj të rrallë. Nëna e saj kujton kohën kur vizatimet e vogëlushes filluan te bëheshin përditë e më të përpunuara. Kur objektet e vizatuara nga ajo filluan të hijezoheshin dhe figurat të bëheshin më plastike, Feridja pati vendosur të stimulonte talentin e të bijës.

Kështu ajo e ka regjistruar të bijën në një kurs vizatimi. Por aty Abetarja është më e vogla. Për të ndjekur kurset e vizatimeve për fëmijë ajo është tashmë tepër e avancuar.

Ekspozita e Abetare Berilës hapet të dielën, më 24 mars dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 prill në Qendrën Shqiptare për Kulturë dhe Integrim, Sonnenwiesenstrasse 26, 8280, Kreuzlingen, me fillim në orën 14.00.

loading...