AAK “luftë” Vetëvendosjes

AAK, përpos që e kërkon postin e nëmkryetarit të Kuvendit, pozitë kjo të cilën e mban Glauk Konjufca i “Vetëvendosjes”, kërkon nga kjo e fundit t’i lëshojë edhe ulëset e para në Kuvend. Kjo për faktin se AAK aktualisht ka më shumë deputetë se VV në Kuvend, pas largimit të deputetes Alma Lama nga partia e Albin Kurtit.

Sekretari i AAK-së, Burim Ramadani, gjatë një vizite në Kroaci javë më parë ka kërkuar nga Lama t’i bashkohet AAK-së në Kuvend, duke arritur që numrin e deputetëve ta çojnë në 13. Mirëpo, kërkesat e tilla të AAK-së hidhen poshtë nga “Vetëvendosja”.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë për “/LajmeOnline/n” se pas diskutimeve që do t’i kenë në parti do ta bëjnë edhe kërkesën pranë Kuvendit të Kosovës për postin e nënkryetarit dhe për ulëset në ndërtesen e legjislativit.

Ndërsa zëdhënësi i lëvizjes VV, Erzen Vraniqi, thekson se në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2010, partia e tyre ishte e treta./LajmeOnline/