A u largua nga Shqipëria për shkak të Ramës? Ja si përgjigjet Stresi

Edhe pse pak ditë më parë u tha lamtumirë të gjithë shqiptarëve, Stresit nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria. Lajme të reja na vijnë prej tij.

Në një intervistë për revista who.com, ai është shprehur se do ta rishohim përsëri, këtë herë me projekte të reja dhe me të cilat do tregojë se çfarë do të thotë të bësh rep me shpirt e me zemër, dhe jo rep me b…thë.

Duket se nuk ka qenë i kënaqur nga vetja me aq sa ka bërë deri më tani, dhe se largimi i tij do t’i shërbejë për të bërë më të mirën për veten. Ja se si përgjigjet ai nëse largimi nga Shqipëria ka lidhje me kryeministrin Rama, raporton panorama. 

Po vazhdon të sulmosh qeverinë Rama, ishte kjo një nga arsyet pse ike?

(qesh) Familja më ka mësuar të mos i dorëzohem asnjë regjimi komunist, përveçse të jem i lirë kudo. S’ka lidhje, ai është kryeministri aktual që shqiptarët e mjerë dhe të lodhur e zgjodhën për një thes mielli, dikush për një iphone, i dhanë votën dhe tani po qajnë… Jo, t’ju bëhet mirë, të hanë m*t tani në vend të miellit. Dua të theksoj se nuk i trembem Edi orgjisë e as pushtetit të tij prej pederastave. Kam ikur sepse kështu m’u tek mua.