A po vriten dhe a do vriten edhe më tej dëshmitarët e Gjykatës Speciale?

loading...


Informacionet e pakonfirmuara, por edhe të papërgënjeshtruara sipas të cilave Bedri Curri është vrarë për shkak se ishte dëshmitar i Gjykatës Speciale, janë informacionet e fundit që bëjnë fjalë për vrasje dëshmitarësh të mundshëm. Historia e vrasjes së dëshmitarëve të krimeve, ndërkaq, është histori që ka filluar herët, dhe daton që nga koha kur kanë ndodhur krimet e ndryshme.

Rasti më tipik është rasti i plagosjes së veprimtarit të devotshëm të LDK-së në Malishevë, Fetah Rudi, më 16 dhjetor 2000, sepse, fill pas plagosjes së tij, ka ndodhur një aksident, në të cilin besohet se janë eliminuar kryesit e atentatit ndaj tij. Po ashtu, është vrarë në rrethana misterioze Xheladin Geci, vrasje që ka mbetur jo vetëm e pazbardhur, por edhe e patrajtuar fare nga mediat.

Kush e vrau Xheladin Gecin? A u vra ai për t’u zhdukur si dëshmitar i mundshëm në procese të ndryshme gjyqësore? Përveç tij, mendohet se janë vrarë, edhe vrasësit e mundshëm të kolonel Ahmet Krasniqit. Ndërkaq, është vrarë edhe Ruzhdi Shaqiri, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Bekim Kastratit, ashtu siç është vrarë edhe Agron Sylejmani.
VRAS

loading...

loading...