A po shpërlahen paratë e ShIK-ut nga Agron Mustafa dhe VALA?


Institucionet publike shpesh nga drejtuesit e tyre konsiderohen si pronë private e këtyre drejtuesve. Përmes institucioneve publike, partitë politike kanë arritur të drejtojnë paratë publike dhe punësimin në funksion të pushtetit të këtyre partive.

Rasti më eklatant për këtë është zgjedhja e drejtorit të VALA-s, Agron Mustafës, në krye të telefonisë së vetme mobile publike në Kosovë. Agron Mustafa më parë ka qenë edhe drejtor i Aeroportit të Prishtinës, ku edhe aty është përfolur për keqpërdorime dhe punësime familjare e partiake.

Me ardhjen e Mustafës në krye të VALA-s, kjo telefoni ka pasur një hov të vrullshëm në fushën e marketingut, por pa e sqaruar opinionin publik për efektet e këtij hovi. Shuma të majmë të parave publike të VALA-s janë shpenzuar në mënyrë joligjore, dhe në afera korruptive nga të cilat sigurisht që kanë përfituar drejtuesit e VALA-s.

Por si u bë që pikërisht Agron Mustafa të jetë në krye të njërit nga institucionet e pakta publike që përmbyllin vitin me bilanc pozitiv financiar?

Agron Mustafa edhe sa ka qenë drejtor i Aeroportit gjithnjë është njohur si person i afërt me ShIK-un. Ai përveç punësimeve të familjarëve të tij, pothuajse të gjitha vendet e punës i ka mbushur me militantë të PDK-së. Poashtu njëri vëlla i Agronit është pronari i kafenesë, e cila përflitet si kafeneja ku ShIK-u ka mbajtur mbledhjet e veta – Zanzi Bar. Po i njëjti është drejtor i administratës në RTK, dhe sipas burimeve të portalit tonë, i njëjti mund të themi lirisht që është drejtori nën hije i RTK-së, duke filluar që nga përdorimi i veturave e deri të pagesat me dhjetëra mijëra euro.

mustafa

Të gjitha këto fakte që tregojnë lidhjen e Agron Mustafës me PDK-në dhe me ShIK-un, ngjalin dyshime për sinqeritetin e fushatave të marketingut të VALA-s. Shumë njohës të fushës së marketingut thonë se kjo mund të jetë vetëm një tentim për shpërlarje të parave të ShIK-ut nga Mustafa, të cilat pastaj mund të përdoren nga PDK-ja në fushata e ardhshme elektorale, kur tashmë veçse po pritet që Kadri Veseli të marrë drejtimin e kësaj partie.

Paraqitja e Agron Mustafës si asistent i Kadri Veselit, kur ky i fundit kishte dorëzuar aplikacionin për doktoraturë në Universitetin Ljublanës, nuk duket se është fillimi i bashkëpunimit mes tyre. Lidhja është edhe me e hershme.

QdheQ gjatë ditëve në vijim do të publikojë fakte, emra e shifra për keqpërdorimet e raportuara nga burime të ndryshme lidhur me këtë çështje. /QdheQ/
v1