A po i mungon skenës politike AKR-ja e Behgjet Pacolli?

Vendi vazhdon të jetë në krizë institucionale edhe pse një pjesë e skenës politike beson se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mirëpo, skenat e djeshme në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe çuarja nga PDK-ja në Gjykatën Kushtetuese të procesit të zgjedhjes së Isa Mustafës si kryeparalmentar, vetëm sa e thellon ngërçin politik që u shkaktuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Në gjithë këtë kaos politik sikur po mungon zëri i një akteri të rryer negocitator. Behgjet Pacolli me partinë e tij mbeti jashtë Kuvendit, mirëpo ‘delli’ i tij për t’i qetësuar gjërat dhe për të zgjidhur konteste, duket se po i mungon aktualitetit.
I njohur për liberal dhe njeri që kushtet i kthente në zgjidhje, Pacolli ka qenë dhe është nder të vetmit politikan kosovar që ka komunikuar lirshëm me tërë skenën politike në vend. Ai ka qenë i hapur me të gjithë edhe kur ishte në opozitë edhe kur u bë pjesë e pushtetit në vitin 2010-2011.
I dëshmuar si negociator, Pacolli vazhdimisht ka komunikuar më të dy krahët politik që sot e kanë futur vendin në një situatë pa rrugëdalje dhe bllokim të plotë institucional. Ai ka qenë partner i besueshëm edhe i PDK-së së Hashim Thaçit edhe i LDK-së së Isa Mustafës.
Mbi këtë premisë ai sakrifikoi edhe subjektin e tij politik në zgjedhjet e fundit pikërisht për t’i qëndruar besnik të dyve. Si Thaçit ashtu edhe Mustafës.
Asnjëherë nuk ka hezituar që t’iu përgjigjet thirrjeve për të nxjerrë vendin nga kriza, derisa ka qenë moderator i zhbllokimit sa herë që ka qenë nevoja.
Mbahet mend zgjedhja e tij president i vendit në vitin 2011 e më pas edhe largimi nga kjo pozitë. Behgjet Pacolli, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e la postin e presidentit në mënyrë tejet demokratike, pa shkaktuar krizë. Ai bile ndihmoj edhe në tranzicionin që ndodhi aso kohe, duke ruajtur qetësinë vetëm e vetëm që vendi të vazhdojë me konstituimin e institucioneve.
Pacolli dhe AKR-ja pranuan ta vazhdojnë qeverisjen me PDK-në megjithëse marrëveshja me Hashim Thaçin, pas rrëzimit të tij nga Kushtetuesja, kishte pësuar qarje të mëdha.
Dhe dihet se Pacolli u larguar nga presidenca jo për fajin e tij, por për shkak të shkeljes së procedurave të zgjedhjes nga ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Edhe pse në zgjedhjet e 8 qershorit Pacolli dhe AKR-ja hynë me një listë të pastër zgjedhore, qytetarët “çuditërisht” nuk e mbështetën, duke i mbështetur lista tjera zgjedhore që nuk ishin aspak të pastra as nga ndjekjet e drejtësisë e as nga “thashethemet bulevardeske”. AKR mbetet e vetmja parti politike e pa “bandizuar” dhe e pa kriminalizuar, të tjerat, pa përjashtim janë zhytur në interesa klanesh e individësh kryesisht me të kaluar kriminale.
Në një situatë të tillë që aktualisht gjendet vendi, figura e Behgjet Pacolli domosdoshmerisht do të ishte çelës për daljen nga kriza.
Mugesa e AKR-së dhe Behgjet Pacollit ka vënë në shprehje politikën e interesave personale dhe atyre të diktuara kryesisht nga inatet personale. Ndërkaq që të gjitha partitë politike janë vënë në gjahun e tyre pas pushtetit, vendi po rrëshqet cdo her e më shumë në një krizë të pakapërcyeshme dhe po reflekton pa pjekuri të skajshme institucionale dhe politike.
E Behgjet Pacolli, megjithatë edhe pse nuk e kalojë pragun, vazhdon të jetë i domosdoshëm në skenën politike. Mungesa e tij, eventualisht prezenca në tërë këtë ‘mish-mash’ do ta lehtësonte procesin dhe do ti jepte rrugë një zgjidhjeje…që pavarësisht interesave personale të subjekteve politike, do ta evitonte krizën, pasojat e së cilës do ti vuante vetëm Kosova dhe qytetarët e saj. /Indeks