A mund ta zgjidhni këtë engimë në iPhone?


Një fotografi e një ekrani të iPhone, i mbushur me numra 3, është bërë hit në internet.
Mijëra njerëz e kanë shikuar dhe analizuar fotografinë, e cila është shpërndarë me të madhe së bashku me pyetjen: “Sa tresha mund t’i shihni në këtë foto?”.

Nëse përgjigja juaj është 15, 19, ose 21, ju keni arritur në përfundim të njëjtë si shumica e përdoruesve në internet, transmeton Gazeta Express.

Por, cila është e saktë?
Në fakt, në këtë foto janë 19 tresha, por mund të jenë edhe 21 varësisht se si e interpretoni pyetjen.
Pavarësisht tetë treshave në numrat e celularit, janë dy tresha në tastierë, pasi që butoni i tetë është zëvendësuar – dhe tek numri katër në tastierë shihet numri tre tek shkronjat.

Tek 3.33pm, edhe koha ka gjithashtu numrat tre dhe bateria e celularit është 33 për qind.

Kjo në total është 15 tresha, përgjigja që shumica e përdoruesve në internet e kanë dhënë. Duke shikuar më shumë, megjithatë, ka edhe katër numra të tjerë të fshehur, duke shkuar në total 19.

Tri shkronjat tek emri i kontaktit janë zëvendësuar me numrat tre. Por, shumë përdorues të tjerë janë përgjigjur se ekzistojnë 21 tresha, të bindur se ekzistojnë edhe dy tresha të fshehur në foto.

Enigma, që është shpërndarë me të madhe në Facebook dhe Twitter, ka bërë që shumë përdorues të japin përgjigje të ndryshme. Cila është përgjigja juaj?
IPHONE

IPHONE1

how amny 3s do you see puzzle

how amny 3s do you see puzzle