A mund ta dalloni djalin që mbytet në pishinë? (VIDEO)

1-1243-620x330 (1)


Në mes të kësaj pishine të madhe me shumë fëmijë, një roje “syshqiponjë” arriti të dallonte një djalë të vogël i cili rrezikonte të mbytej.
Video e publikuar në Youtube tregon momentin se si gruaja fryn bilbilin para se të hidhet në ujë e të shpëtojë jetën e djalit, në të qindën e sekondës.
Administratori i Lifeguard Rescue, kanali në të cilën u postua klipi, shpjegoi se pamje të incidenteve të tilla publikohen për të ndihmuar në rritjen e vëmendjes për rreziqet në ujë, si dhe për të trajnuar roje të tjera shpëtimi.
“Ju inkurajoj të përdorni këto video si mjete trajnimi për të kuptuar si duket dikush në situatë të vështirë e kur është duke u mbytur”, shkruan ai.