A keni ndjesi mpirje në trup, shenja të bardha/kuqe në lëkurë apo rënie flokësh? Ja çfarë problemi tregojnë

loading...

Trupi dërgon sinjale dhe shfaq simtoma në varësi të problemeve të ndryshme. Është shumë e rëndësishme që ju t’i njihni këto simptoma në mënyrë që të dalloni dhe problemin që keni.

Ndjesi mpirje në trup: ky kusht shëndetësor ka të bëjë me mungesën e acidit folik në trup ose mungesën e vitaminës B9, B6 dhe B12. Kjo lloj simptome është më së shumti e përhapur tek duart dhe tek këmbët. Nëse mpirja zgjat më shumë se disa sekonda dhe ju ndodh shpesh atëherë mund të tregojë për ndonjë problem në sistemin nervor periferik. Lodhja, anemia, depresioni, ankthi etj mund të shkaktojnë mpirje gjithashtu.

Shenja të bardha ose të kuqe në lëkurë: ndonjëherë këto shenja mund të duken si puçra fytyre, por në fakt në shumicën e rasteve ato tregojnë për çekuilibër hormonal. Kjo nuk është diçka serioze për shëndetin, thjesht duhet të mundoheni t’i balanconi hormonet. Hani ushqime të pasura me acide yndyrore të shëndetshme si peshk, arra, avokado si dhe ushqime të pasura më vitamina D dhe A.

Rënie e flokëve: nëse përveç rënies së flokëve ju keni probleme edhe me lëkurën e kokës atëherë kjo gjë mund t’ju sinjalizojë për mungesë biotine. Në këto raste do të ishte e rekomandueshme të hanit arra, qumësht dhie, domate, karrota, qepë, banane, avokado etj. Këto simptoma që ju përmendëm janë më të shpeshtat tek njerëzit, ato mund të mos tregojnë për kushte të rënda shëndetësore, por duhet të mbahen nën kontroll në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshme.

loading...

loading...