A keni harruar ndonjë gjë pa ngarkuar !

96-400x262

Është shumë e qartë se pasagjerët e kësaj makine kanë vendosur të mos lënë asgjë pa ngarkuar. Në të vërtetë ata po arratisen nga qyteti i tyre, që shumë shpejt do të sulmohet nga rebelët.
Fotot janë realizuar në Damara në Republikën Qendrore Afrikane, një qytet strategjik ku po zhvillohen luftime mes rebelëve dhe qeverisë.
Rebelët kanë një muaj që kanë nisur sulmet duke marrë disa qytete e qendra të rëndësishme. Ata akuzojnë presidentin se nuk ka zbatuar një marrëveshje të vitit 2007. Vendi është në një varfëri të mjerueshme.