A keni “gunga” të vogla rreth syve? Mësoni çfarë janë dhe si t’i trajtoni ato

Mund t’ju ketë ndodhur të pikasni disa gunga të vogla rreth syve, ose t’i keni parë në sytë e dikujt tjetër. Termi mjekësor i përdorur për këto gunga të vogla është ksanthesalma palbebral, duke iu referuar tumoreve të vogla beninje ose grumbujve yndyrorë të vendosura rreth qepallave.

Megjithëse ata nuk paraqesin një problem serioz, fakti i thjeshtë për t’i pasur ato në fytyrën tonë paraqet siklet dhe bezdisje. Shpesh ngatërrohen me depozita qelbi ose papastërti, por në të vërtetë janë vetëm depozita të yndyrës ose kolesterolit.

Fillimi i tyre mund të jetë një simptomë e akumulimit të kolesterolit LDL ose kolesterolit të keq, por gjithashtu lidhet me shkaqet gjenetike, problemet me mëlçinë ose diabetin. Konsultimi me mjekun do të jetë gjithmonë zgjidhja më e këshillueshme për të kuptuar se si t’i trajtoni.

Megjithatë, ato mund t’i trajtoni edhe në shtëpi me disa ushqime që ju i përdorni në mënunë tuaj ditore. Kanë shumë efekt dhe për më tepër nuk shoqërohen më asnjë shqetësim apo efekt anësor.
1. Me hudhër
Pasi të qëroni hudhrën, fërkoni me të zonën e qepallave ku keni gunga të tilla. Ndjesia e djegies është e natyrshme. Bëjeni këtë proces për disa ditë derisa të zhduken.

2. Vaj kastori
Ka efekt të menjëhershëm, veçanërisht nëse sapo janë formuar. Aplikojeni në zonën e prekur me një copë pambuk sa më shpejt të jetë e mundur.

3. Qepë
Copëtoni një gjysmë qepe dhe shtrydhini lëngun. Shtoni te ky i fundit pak kripë dhe lëreni mënjanë për 2 orë. Në fund aplikojeni në gunga gjatë natës. Lajeni fytyrën të nesërmen në mëngjes.

4. Banane
Qëroni bananen dhe merrni një copë nga lëkura e saj. Vendoseni mbi qepalla dhe mbajini për disa minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me ujë të pastër.