A ju kujtohet trajneri sirian që preku zemrat e të gjithëve? I ka ndodhur diçka e tmerrshme në Spanjë

loading...

sjsds-saaa-a-650x358-530x300

loading...
Gazeta spanjolle ‘El Confidencial’ ka publikuar një informacion për refugjatin sirian Osama Abuld mohësen në numrin e së dielës, dhe për fat të keq, ky informacion nuk është aq i mirëpritur.
Rreth një viti më parë, Osama Abdul Mohsen dhe familja e tij ishin lajmi kryesor në mediet botërore.

Historia e tyre përshkroi jetën virale, pas goditjes që morën nga një gazetare hungareze derisa po kalonin pikën kufitare.

Pas asaj video, familja e Mohsenit ishin ftuar për të jetuar në Spanjë, dhe Mohsenit që ishte trajner i ishte besuar një punë nga ana e Federatës së Futbollit të Spanjës.
Historia e tyre u bë edhe më e madhe kur u ftuan nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, për të ndjekur stërvitjet e Realit, për të parë dhomën e trofeve e për të ndjekur një ndeshje nga zona VIP, shkruan lajmi.net.

Por një vit nga kjo histori, gjërat për Osama Abdul Mohsen nuk janë duke shkuar mirë.

Sipas gazetës ‘El Confidencial’, Mohsen është duke kërkuar përsëri punë, pasi Federata e Futbollit të Spanjës e ka larguar nga puna, shkaku i dështimit për të mësuar gjuhën spanjolle.

loading...