A ju kujtohet sulltanesha Hyrem? Ja cfarë po bën në jetën reale! (Foto)


Njëra nga aktoret kryesore të serialit turk “Sulejmani i madhërishëm”, Meryem Uzerli, në rolin e sulltaneshës Hyrem, pat treguar për mediet turke sesi ajo ka arritur të bëhet pjesë e këtij seriali. Është aktore dhe modele turko-gjermane, shumë tërheqëse me sytë e saj të kaltër. Nëna e saj është, gjithashtu, aktore. Studioi aktrimin në studion e aktrimit “Frese” nga viti 2000 deri më 2003.
“Një mik imi kishte dëgjuar që një kohë të gjatë po kërkojnë aktoren kryesore për atë projekt. Unë menjëherë u interesova dhe iu lajmërova produksionit në telefon. Menjëherë pas audicionit më thanë se e kam fituar rolin. Për këtë më është dashur të jetoj një vit në Turqi. Kjo më bëri mirë, pasi e njoha rrethin. Nëna ime është gjermane, kurse babai turk. Në Turqi e njoha pjesën tjetër të gjakut tim, sepse vetëm disa herë kam qenë këtu në vizitë familjes së gjerë”, shprehet Uzerli,shkruan Kosovarja Martesa e kryepersonazhit, Halit Ergenc, i cili luan sulltanin dhe bashkëshortes së tij, Berguzar Korel, e njohur për rolin e “Sheherzades” në serialin “1001 net”, u komentua disa herë se ishte në krizë për shkak të xhelozisë së saj për Hyremen. “Po, është shkruar sikur unë jam fajtore për prishjen e martesës së Halitit, pastaj që mes meje dhe Nurit, e cila luan rolin e gruas së parë të Sulltanit, Mahidevranes, ka konflikte në xhirime, se nuk duhemi dhe nuk respektohemi. Gjithashtu, është thënë se jam lesbike, por edhe që kërkoj të dashur në mesin e kolegëve aktorë. Të gjitha janë gënjeshtra”, ka vijuar më tej ajo.
Aktorja e famshme turke, Meryem Uzerli, e cila është e njohur edhe në saje të roleve të shumta në telenovela, ka publikuar një foto në “Instagram”, teksa në krah mban vajzën e saj. Duket se aktorja tashmë i është kthyer jetës normale, pasi kohë më parë ajo u përball me probleme të shumta, duke nisur tek ato shëndetësore dhe më pas ndarjen nga bashkëshorti,shkruan Kosovarja Ky i fundit kërkoi që të takohej me të bijën, gjë për të cilën e kishte të ndaluar nga ish-bashkëshortja. Më tej ai lëshoi një lum akuzash ndaj saj, të cilat i bërë publike dhe në media. Në atë periudhë ai e cilësoi si të çmendur, ndërsa aktorja u detyrua që të largohej nga regjistrimi i serive të tjera në një telenovelë, ku dhe ajo kishte nënshkruar kontratën,shkruan Kosovarja Ajo u largua nga roli i “Hyremes” dhe u rikthye e sëmurë në Gjermani. Ishte shtatzënë me të dashurin e saj, Can Atesh, i cili e la atë. Në jetë erdhi vajza e saj, të cilën ajo e pagëzoi me emrin Lara.
Aktorja Meryem Uzerli në jetën reale ka nisur një histori të re dashurie, me aktorin Murat Yildirim, i cili është i njohur për rolin e tij në “Dashuri dhe ndëshkim”. Ndonëse nuk e kanë bërë ende zyrtare lidhjen, burime të afërta pranë çiftit kanë thënë se ata po jetojnë një histori të bukur dashurie.
1