A ju kujtohet Mili, ja çka i ka bërë droga (FOTO)

loading...

loading...

Tifozët e famshëm emrin e aktores Natalia Oreiro e dinë të plotë – Natalia Marisa Oreiro Iglesias Poghio Bour.

Natalia Oreiro u lind në vitin 1977 në Montevideo (kryeqytetin e Uruguait), në Amerikën Latine. Babai i saj, Karlos Oreiro, ka punuar si shitës, ndërsa e ëma, Mabel Iglesias, kishte një sallon floktarie. Natalia ishte i interesuar për teatër që në moshë të re. Debutimin në televizion e bëri që në moshën 12 vjeç, duke u prezantuar në reklama.

Në vitin 1993 Natalia arriti fitoren e saj të parë të vogël: ajo ishte e ftuar në një rol të vogël në “High Comedy”. Në vitin 1994 ajo takuan Pablo Echarrin, dashurinë e tij të parë, me të cilin pat një romancë që zgjati 6 vjet, por që i erdhi fundi. Në vitin 1998 kishte arritur të bëhet aktore e famshme e serialeve latino-amerikane. Ndërkohë, filloi karrierën edhe si këngëtare. Albumi i saj i parë u shit, siç thuhet, brenda natës.

Por, karrierën e saj artistike e arriti me personazhin kryesor të Milagros, në serialin shumë të ndjekur kudo në Evropë, por edhe te ne në Kosovë, me emrin “Milagro”. Ky rol edhe i solli njohjen e saj në arenën ndërkombëtare,shkruan Kosovarja
Në jetën e zakonshme Natalia Oreiro është “engjëll i egër”. Kolegët e punës e kanë quajtur “Bukuria uruguaiane”.

Natalia Oreiro ka lansuar edhe albumin e 4-të.
Aktorja e famshme, Natalia Oreiro, aktore dhe këngëtare që ua vodhi zemrat shqiptarëve në kohën e pasluftës, a thua ku është tani?
Mësohet se Natalia Oreiro kishte një disfatë dhe ka luftuar për t’i lënë lëndët narkotike, e që ka pasur nevojë edhe për rehabilitim, por fatmirësisht ajo tani është e pastër nga droga dhe vazhdon jetën dhe karrierën e saj me shumë projekte dhe këngë filmatografike.

loading...