A ju ka ndodhur edhe juve ndonjëherë që trupi përnjëherë të kërcejë derisa jeni në gjumë të thellë?

Përfundimisht e kanë shpjeguar shkencëtarët se çfarë ndodh në të vërtetë. Ndonjëherë në gjumë ju duket që bini nga ndonjë lartësi e madhe.

Njerëzit në mënyra të ndryshme kanë provuar ta shpjegojnë atë ndjenjë. Të gjithë e kemi përjetuar këtë në mënyrën tjetër.

Me siguri ndonjëherë ju ka ndodhur që të flini dhe kur ju duket që keni pasur gjumin më të mirë në jetë, trupi juaj befasisht kërcen dhe ju zgjoheni

Ja se çfarë ndodh në të vërtetë – transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët përfundimisht kanë shpjeguar këtë dukuri e cila në të vërtetë është gjë e zakonshme.

Ndonjëherë mund të ndiheni sikur bini nga një lartësi e madhe. Njerëzit në mënyra të ndryshme kanë provuar ta shpjegojnë atë ndjenjë. Të gjithë e kemi përjetuar këtë në mënyrën tjetër.

Para së gjithash, ekspertët besojnë që ekzistojnë disa ndikime të jashtme të cilat mund të shtojnë probabilitetin për trembje, siç janë kafeina dhe duhani.

Është rekomanduar që të mos pimë kafe disa orë para se të shkojmë në krevat për të fjetur gjumë, sepse do të mund të shtonim shanset për këtë dukuri.

Disa stimulanse dhe mungesa e gjumit gjithashtu mund të jenë shkaktarë. Trembja në gjumë zakonisht ndodh kur dikush fle shpejt, më së shpeshti nga lodhja.

Në fazat e para të gjumit rrahjet e zemrës suaj dhe frymëmarrja ngadalësohen.

Ndonjëherë, kur dikush vërtet është i lodhur, truri vazhdon nëpër këto faza të gjumit tepër shpejt dhe kjo e huton. Atëherë trupi shpejt reagon me kimikalet të cilat shkaktojnë zgjimin e përnjëhershëm.