A jeni gati? El Clasico e parë luhet më 27 tetor

loading...

loading...

Duhet të pritet xhiroja e dhjetë e kampionatit spanjoll të futbollit – La Liga, për ta parë El Clasicon e parë të sezonit. Në fundjavën e 26-27 tetorit, Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në Camp Nou, ndërsa në fundjavën e 22-23 marsit do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu.
Sezoni i ri do të nis më 17 gusht, ndërsa në xhiron e parë do të takohen: Real Madrid-Betis, Barcelona-Levante, Sevilla–Atlético de Madrid, Valencia-Málaga, Real Sociedad-Getafe, Valladolid-Athletic de Bilbao, Osasuna-Granada, Celta-Espanyol, Rayo Vallecano-Elche e Almería-Villarreal. /LajmeOnline/

loading...