A jeni besnik apo tradhtar? Përgjigja fshihet tek gishtat

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit janë në mes të qenit një specie besnike dhe tradhtare.

Por, një studim i ri i kryer nga Universiteti i Oksfordit gjeti se njerëzit janë më të interesuar në afera të shkurtra të dashurisë ose në marrëdhënie afatgjate.

Për t’i bërë gjetjet e tyre, hulumtuesit analizuan një anketë të njerëzve amerikan dhe britanik, të cilët u pyetën se si ndjehen për tradhtinë.

Hulumtuesit zbuluan se disa të anketuar kishin më shumë gjasa që të jenë tradhtarë, përderisa disa të tjerë vlerësonin besnikërinë, transmeton Gazeta Express.

Përveç kësaj, hulumtuesit analizuan fotokopjet e dorës së djathtë nga 1,314 meshkuj dhe gra, duke ua matur gjatësinë e gishtit tregues dhe gishtit të unazës.

Ata gjetën se sa më i shkurtër të ishte gishti i tyre tregues në krahasim me gishtin e unazës, aq më të larta ishin nivelet e testosteronit të një personi që kishte më shumë gjasa për të tradhtuar.A jeni besnik apo tradhtar? Përgjigja fshihet tek gishtat