A është nëna ime k…ë apo babai im nuk është burrë?!


As që më kishte shkuar mendja ndonjëherë se do e zija në flagrancë nënën time, duke bërë dashuri me kolegun e punës. Në fakt, mund të logjikoja se nënën dhe mjekun mund t’i lidhte diçka edhe intime, por kurrë nuk mund të nuhasja diçka të ngjashme ndërmjet tyre. Babai im ishte i civilizuar dhe kurrë nuk e kisha dëgjuar të grindej me nënën time. Andaj, asnjëherë nuk kam guxuar t’i tregoj babait për nënën time, sepse e kam ditur se nuk do t’më besonte për atë që kisha parë me sytë e mi.
Si e pash mjekun me nënën time në ordinancë?
E kuptova mirë se nëna ime ishte me mjekun brenda atë ditë kur shkova te ajo në spital dhe në derën e saj shkruante: “Jemi në pauzë”. Më shkoi menjëherë në mendje se çka ishin duke bërë ata në ato çaste. U afrova afër derës dhe veshin e mbështeta për dere. Nuk dëgjohej asnjë fjalë, përveç disa ofshamave. Dhe, e bindur se ata të dy janë brenda, vendosa të qëndroja aty derisa ta hapnin derën, qoftë edhe në mbrëmje.
Pas nja një ore ngadalë u dëgjua rrapëllima e çelësit teksa e hapnin derën. Kur kuptova se dera tashmë nuk ishte e kyçur, e kapa rezën dhe e hapa derën. Ajo qëndronte shtrirë në shtratin e ordinancës, kurse ai para pasqyrës i krihte flokët e shkapërderdhur. Kur më panë i mbyllën sytë me duar dhe nuk folën gjë.
Unë, e zhgënjyer shumë në nënën time, përnjëherë dola jashtë pa folur, madje, asnjë fjalë…
Rastin e mbajta në fshehtësi
Në shtëpi nuk i tregova babait se çka kisha parë, por vazhdoja ta mbaja ngjarjen në fshehtësi. Mjeku vinte në shtëpinë tonë, rrinte dhe pinte çaj me babanë, i cili as që dinte se çka bënte gruaja e tij me të. Sa herë që vinte mjeku në shtëpi më përpinte me sy, e që më shtynte ta urreja edhe më shumë. Tashmë, si dukej, radhën e kisha unë. E, që t’ia thyeja turinjtë mirë, i thashë se do i tregoj babait se i kam parë me nënën në ordinancë. Kjo bëri që prej atij momenti ai të mos vinte më në shtëpinë tonë, kurse çka bëjnë në ordinancë nuk e di, meqë më kurrë nuk kam shkelur në derën e spitalit ku punon nëna ime. mua si njëzet vjeçare që jam shpsh rri e mendoj e tronditur dhe pyes veten :A është nëna ime kurvë .A duhet të jetë më burrë babai im me nënë, pra jo aq i butë, tolerant dhe neglizhent? A do e pranoj unë një burrë si babai im? Nuk besoj kurrë!
aa