A është ky asteroidi që do të sjellë fundin e botës?

loading...

lajmeonline.net-post-thumbnail

loading...
Përplaset ky asteroid me Tokën?

Ata që besojnë tek teoritë konspirative të mbajnë vesh: ky asteroid vërtet mund të sjellë fundin e botës.

Bëhet fjalë për asteroidin Apophis.

Të enjten në mbrëmje ai fluturoi rreth 14.5 milion kilometra pranë Tokës. Në vitin 2029 do të jetë rreth 30 mijë kilometër larg Tokës.

Ekspertët thonë se nga matjet e tyre, ai rezulton të jetë më i madh dhe më i errët. Volumi i tij është përllogaritur si 75 përqind më i madh.

Fakti tronditës është se në vitin 2036 ai mund të përplaset me Tokën.

Kjo do të sillte një shpërthim me fuqi 500 megaton TNT. Sa për krahasim: bomba Cari AN602, më e fuqishmja bombë hidrogjeni e shpërthyer ndonjëherë, ka një fuqi prej 57 megaton TNT.

Pasojat do ishin të paparashikueshme. Nëse do binte në ujë, do krijoheshin valë cunami deri në 100 metra të larta.

NASA nga ana e saj thotë se nuk ka shans që asteroidi të përplaset me Tokën.

Ky trup qiellor e ka marrë emrin nga perëndia greke Apophis, që njihet si perëndia e errësirës e kaosit.

loading...