A është kjo tradhtia më e keqe e bërë ndonjëherë?

Një baba i ri e ka kryer mbase tradhëtinë më të keqe të bërë ndonjëherë – ai është martuar me një grua tjetër përderisa e dashura e tij ishte duke lindur.

Heather McGillon, ishte në spital dhe po kalonte disa komplikime gjatë shtatëzanisë e i dashuri i saj gjendej kilometra larg, transmeton Klan Kosova.

Ajo dhe i dashuri i saj ishin takuar  në Republikën Domenikane ku ajo kishte shkuar si turiste dhe pikërisht në atë vend e planifikonin të ardhmen e tyre.

Mirëpo kur Heather, që vetë është nga Skocia mbeti shtatëzënë kishte vendosur që të shkonte në Britani të Madhe derisa t’i vinte koha për të lindur.

I dashuri i saj, Adonis nuk mund të merrte një vizë që i duhej për në Britani të Madhe kështu që qëndroi në vendlindjen e tij derisa të lind fëmija.

Por si duket, ai nuk ka pritur aspak dhe është martuar me një grua tjetër duke ia thyer zemrën nënës së fëmijës së tij.

Heather e kuptoi se çfarë kishte ndodhur disa minuta pasi lindi fëmijën. Ajo e hapi Facebook-un dhe kishte një mesazh nga një shoqe e cila ia kishte dërguar asaj fotografitë e Adonisit që shihet se është martuar me një turiste gjermane.

“Kur e hapa mesazhin ndjeva që më kishte hipur një autobus mbi mua”.

“Adonis po e përqafonte atë vajzën dhe ajo kishte të veshur një fustan nusërie”.

“Ne ishim të ndarë vetëm për disa javë dhe nuk mendoj që Adonis e ka takuar gruan tjetër më shumë se një muaj më parë”.

Kur Heather e kishte telefonuar Adonisin ai i kishte thënë që është martuar me të vetëm për shkak të vizës.

Pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, Heather është zhvendosur në Republikën Dominikane bashkë me djalin e saj, Diegon si dhe ajo nuk e ndalon fare ish të dashurin e saj që ta viziton djalin e tyre.

heather

heather2