A është e mundur ?Njeriu magnet që tërheq lugë, monedha, hekur …

Untitled34

Sillajxhia thotë se këtë dhunti e ka zbuluar rastësisht, disa muaj më parë.

Ellvir Sillajxhija, një djalë trembëdhjetëvjeçar nga fshati Kujavçe të Komunës Kakanj, qyteti në afërsi të Sarajevës, në shikim të parë nuk dallon nga moshatarët. Është një sportist i shkëlqyer, nxënës shembullor, por ajo çfarë e bën të veçantë është dhunti e tij. Disa muaj më parë Ellviri ka zbuluar se objektet e materialeve të ndryshme “ngjiten” për trupin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Sillajxhia thotë se këtë dhunti e ka zbuluar rastësisht, disa muaj më parë.

– Ngjit tre aparate celularë në trup

“Përafërsisht gjashtë muaj më parë kam shikuar një njeri në televizion kishte ngjitur sende të ndryshme në trupin e tij dhe vendosa të provoja vetë. Ia dola”, tregon Ellviri.

Siç thotë, kolegët e tij nga shkolla dhe stërvitja ishin shumë të befasuar kur ai vendosi t’ju tregojë aftëesitë e veta.

“Me një rast kolegu nga stërvitja është larguar  1 metër e gjysmë nga unë dhe e hodhi celularin i cili u ngjit për trupin tim”, tregon Ellviri duke qeshur dhe shton se ishte shumë i lumtur kur zbuloi se trupi i tij posedon mundësitë e tilla.

Ellviri madje duke menduar për librin Guinness të rekordeve. Ndjen se mund të tërheqë materiale edhe më të rënda në trupin e tij.

Prindërut e Ellvirit kanë menduar se e gjithë kjo është ndonjë shaka, derisa i ati, Emiri nuk u bind lehtë për të këtë gjë..

“Me një rast ishim në makinë kur Elviri hoqi kanatieren dhe ngjiti tre celularë. Atëherë kam parë se ka diçka, por nuk ndërmorëm asgjë. Kam menduar se është ndonjë truk, megjithatë, me kalimin e kohës mundësitë e tij janë gjithnjë më të mëdha”, shpjegoi Emiri, duke shtuar se askush në familjen e tyre nuk e ka këtë dhunti.

 

– Për aftësitë e Elvirit të interesuar edhe në Japoninë e largët

Për këtë djalë kanë dëgjuar edhe në Japoninë e largët dhe kanë vendosur për të parë vetë se për çfarë bëhet fjalë.

“Disa javë më parë ishte edhe televizioni Tokio i cili ka realizuar dhe një reportazh. Ajo që është interesante është se nuk kanë besuar menjëherë. Kanë dashur të shkojmë në një dyqan të afërt qe ata të blejnë lugë të reja, kanë ngjitur edhe monedha të tyre dhe në fund arritën të vërtetojnë se trupi im e bën këtë”, shpjegon Ellviri për AA.

Me kalimin e kohës energjia e tij është gjithnjë më e madhe. Deri tani në trup mund të ngjisë rreth 20 lugë, ndërsa ndryshimi më i madh ishte kur ngjiti hekurin e hekurosjes.

Ellviri tashmë ka pesë vite që stërvitet në taekwondo dhe ka fitur shtatë medalje.

Për planet në të ardhmën prindërit e Ellvirin nuk mendojnë aq shumë. “Nuk planifikojmë diçka të veçantë, por do të shohim se çfarë do të bëhet me kalimin e kohës”, ka thënë Emirim i ati i Ellvirit.

Në një përpjekje për të zbuluar më shumë rreth njerëzve me mundësitë e tilla, AA kontaktoi me disa mjekë. Por ssnjëri prej tyre nuk dëshiron të komentojë mbi këtë fenomen. Të gjithë mjekët, bien dakord se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem të cilin do të mund ta kurojë mjekësia.