A është e mundur? E pavërejtur për pesë vite e vdekur në veturë! (Video)

Passport.jpg1

Pia Farrenkopf nga Michigan u gjet në ndenjësen e pasme të makinës së saj e vdekur dhe hetuesit besojnë se ajo vdiq në vitin 2009 në moshën 44 vjeçare, ndërsa trupi i saj u gjet vetëm në vitin 2014.

Punëtorët të cilët po bënin riparimin e çatisë së saj, pasi banka kishte konfiskuar shtëpinë shkaku i borxheve të saj, e kishin gjetur gruan në një makinë në një garazh, transmeton Telegrafi.

Thuhet se ishte e rrethuar me numër të madh të letrave dhe kutive të zbrazura të cigareve.

Herën e fundit ajo ishte parë kur kishte tërhequr 1500 dollarë nga banka në vitin 2009, ndërsa familjarët për herë të fundit kishin tentuar ta kontaktonin në vitin 2012.

Kur ishin futur në shtëpi, gjithçka ishte në rrëmujë: shishe plastike të shpërndara, posta e pa hapur dhe veshje të shpërndara gjithkah.

Shkaku i gjendjes në të cilën është gjetur, për momentin vlerësohet se është e pamundur të thuhet se cili ishte shkaku i vdekjes së saj – por pasi nuk ka thyerje apo dëmtim të kafkës, supozohet se mund të bëhet fjalë për vetëvrasje ose sulm në zemër. /Telegrafi/