A është dashuri kjo?

Ai ka ngritur perandorinë e tij të modës që shquhet vecanërisht për ngjyrat ekzotike, ndaj edhe nuk përbente surprizë që 73-vjeçari Roberto Cavalli dhe e dashura e tij, Nina Nilson të shfaqeshin me rroba banjoje plot ngjyra në plazh.

Cifti me diferencë të madhe në moshë, (Nina ende s’i ka mbushur 30 vjeç) u fotografua duke marrë rreze në plazhet e Majemit në Shtetet e Bashkuara. Ajo dukej në formë të mirë, po ashtu edhe 73-vjeçari megjithëse mbi shpinë ka 73 vite.