A e patë mrekullinë tek Sheshi ‘Nënë Tereza’… (Foto)

Sheshi ‘Nënë Tereza’ prej ditës së djeshme ka pamjen e një Si’xhadeje.

Ky është një projekt i realizuar nga studentët dhe të rinjtë. Kjo vepër është realizuar duke mbajtur parasysh traditën dhe artin e të parëve.

Si’xhadja përmban  motive të Shëngjergjit. Gjithë kjo punë që mori rreth 18 orë bëhet në kuadër të mikëpritjes se artistëve të Biennales. Bienalia e Artistëve të Rinj të Mesdheut në Tiranë u çel rmë 3 maj në Bari dhe që do të vazhdojë për pesë ditë deri më 9 maj në Shqipëri. Në këtë Bienale marrin pjesë 230 anëtarë.

Idea e këtij projekti arkitekturor për kryeqytetin ka lindur një vit më parë, por mundi të formësohej vetëm këtë vit në formën e kësaj Si’xhade. Mendohet se ky projekt do të organizohet dhe në sheshet e qyteteve kryesore të vendit.

Ky projekt është ideuar dhe organizuar nga  Flori Gjini, projektuar dhe loguar grafikisht nga studentja Maria Tasho dhe piktore implementuese Herolinda Kocllari,
“Tirana Si’xhade” jep një shembull kulture për vizitorët dhe vendasit. Ky projekt ka gjetur mbështetje dhe nga Ministria e Kulturës. / Gazeta Express/ 

The post A e patë mrekullinë tek Sheshi ‘Nënë Tereza’… (Foto) appeared first on albagrafi.