A e keni ditur se xhamat duhet pastruar me uthull, ja pse…

Uthulla është një pastrues ekonomik natyral dhe ekologjik gjithashtu.

Duke qene se është një përmbajtje acide, ajo është shume e këshillueshme për pastrim dhe larje, si ne te ftohte, ashtu edhe ne te nxehte. Një nga këto përdorime te saj është dhe larja e pastrimi i xhamave dhe sipërfaqeve te xhamta.

Ne këtë guidë po ju tregojmë se si mund te perdet ajo ne larjen e xhamave te shtëpisë.

Uthulla ka një te mire se nuk le gjurmë ne sipërfaqet e aplikuara. Pas larjes me te, këshillohet qe sipërfaqja e lare te shpëlahet edhe me ujë. Ne rastin kur këtë e përdorim për te lare dritaret, ajo duhet te aplikohet e ngrohte.

Me fjale te tjera, duhet te përzihet me ujë te zier. Ne këtë mënyrë ajo do te mund te pastroje jo vetëm papastërtitë qe vijnë nga mjedisi, por edhe papastërtitë qe mund te krijohen aty nga insektet.

Paraprakisht, xhamat duhet te fshihen me një pastrues te posaçëm xhamash me bisht te gjate me sfungjer, ose me gome. Pas kësaj aplikojmë larjen me uthull te tretur ne ujë te nxehte, duke e fërkuar sipërfaqen me ane te një cope te pastër.

Ne rastin e larjes se xhamave qe janë ne përbërje te tavolinave, apo rafteve dhe qe mund te kenë papastërti te krijuara nga derdhja e sheqerit, kafesë, apo te tjera papastërti, këshillohet larja me uthull puro te pastër.

Fillimisht e leme uthullën për disa momente sa te ketë mundësi te shkrije papastërtitë, dhe pastaj e fërkojmë sipërfaqen e ndotur me ane te një sfungjeri.

Ne rastin e pastrimit te sipërfaqeve te xhamta te sobave, mbi to hedhim disa pika uthull, dhe me pas e fshijmë me ane te një sfungjeri kuzhine.

Pas kësaj e ndezim sobën me qellim qe nxehtësia te ketë mundësi te avullohet.
xham