A e dini se ju jeni në gjendje të shpëtoni nga nishanat, lythat, pikat e zeza dhe njollat e lëkurës në mënyrë natyrale?

Lëkura është organi më i madh i trupit tonë dhe është gjithashtu edhe më i ndjeshmi. Shumë njerëz përballen me probleme të ndryshme të lidhura me lëkurën.

Disa nga shkaqet kryesore lidhen me ndryshimet e jetesës dhe mosbalancimin e hormoneve. Njerëzit përpiqen të zgjedhin produkte të ndryshme të lëkurës që janë të pranishme në treg në mënyrë që ato t’i zgjidhin këto probleme.

Për fat të keq, ato janë të gjitha të mbushura me kimikate dhe mund të dëmtojnë lëkurën tonë në vend që t’i bëjnë mirë. Përveç kësaj, mund të jenë edhe shumë të shtrenjta.

Kështu që përse nuk provoni disa metoda natyrale nëse doni të përmirësoni lëkurën tuaj dhe të zgjidhni këto probleme?

Nishanet;
Hudhra është jashtëzakonisht efektive në rastin e heqjes së nishaneve. Së pari, aplikoni pak vazelinë dhe më pas vendosni hudhrën në zonën rreth nishaneve. Kjo do t’ju ndihmojë të mbroni lëkurën. Sigurojeni me një fashë. Lëreni atë të veprojë për 4 orë. Ju mund ta përsërisni trajtimin çdo ditë.

Lythat;
Një metodë shumë e thjeshtë dhe efikase për heqjen e lythave është duke përdorur banenen. Fërkoni zonën me një lëkurë bananeje përpara se të shkoni në shtrat. Përsëriteni këtë për dy javë ose derisa të keni vënë re se ato janë zhdukur.

Njollat e lëkurës;
Përgatisni një pastë me sodë buke dhe vaj kastori. Aplikoni këtë pastë në zonën me njolla dhe mbulojeni me një fashë. Përsëriteni këtë procedurë 2-3 herë çdo ditë. Ruajeni përzierjen në frigorifer për 48 orë.