A e dini se cili është shteti qe nuk e ka asnjë gram ari

loading...

ari

loading...

Kanadaja i ka mbaruar të gjitha rezervat e arit. Për herë të parë që prej vitit 1935, vendi nuk ka rezerva ari.Volumi i rezervave të arit në Kanada ka rënë dukshëm gjatë 50 viteve të fundit. Në fund të viteve ’60, Kanadaja kishte 1000 tonë ar rezervë.

Deri në vitin 1985, gjysma e kësaj sasi ishte shitur. Në vitin 2015, rezervat qëndronin në nivelin 3 tonë, ndërsa sot nuk ka më, pasi edhe gramët e fundit janë shitur deri në fund të shkurtit 2016, transmeton shekulli.

“Qeveria ka një politikë jetëgjatë të diversifikimit të portofolit duke shitur të mirat materiale si ari. Në vend të kësaj synohet investimi në asete financiare që janë lehtësisht të tregtueshme dhe kanë tregje”, bëri të ditur zëdhënësi i Departamentit të Financës, në muajin shkurt, kur Kanadaja kishte ende në gjendje 24 milionë dollarë ar.

 

loading...