A duhen hequr qimet në trup? Disa të vërteta që duhet t`i dini

loading...

Qimet në trup janë një problem mjaft shqetësuese, sidomos për femrat. Dhe kryhen shpenzime marramendëse për të “shfarosur” qimet e padëshiruara. Megjithëse të shumtë janë edhe ata që bëjnë trajtime me lazër, përsëri qimet nuk zhduken përgjithmonë.

Por në të vërtetë heqja e qimeve është e dëmshme për shëndetin. Ja disa arsye se përse nuk duhet të depiloheni:

Problemet e lëkurës 
Qimet në trup janë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Folikulat e qimeve nuk shërbejnë thjesht për të prodhuar fibra qimesh, por përmbajnë enë gjaku, qeliza nervore dhe dhjamore. Po ashtu, janë të pasura me qeliza burimore (qeliza që nuk e humbin aftësinë për t’u rigjeneruar), të cilat ndihmojnë në shërimin e lëkurës.

Mbrojtja nga dielli 
Qimet e trupit janë trashëguar nga paraardhësit tanë. Në fund të fundit, ato ishin veshja e tyre, që i mbante ngrohtë dhe i mbronte nga ndikimet mjedisore, si për shembull, nga drita e diellit. Njerëzit me shumë qime janë më të mbrojtur nga dielli.

Mbrojtja nga irritimet 
Një tjetër funksion i qimeve është mbrojtja nga irritimi i lëkurës, në zonat ku ndodh fërkimi. Shpesh, këto të fundit janë zona ku femrat depilohen më tepër, si zona e bikinit dhe sqetullat. Po ashtu, gratë që përdorin kremra depilimi në zonën e bikinit, mund të preken më lehtë nga irritimi dhe mykëzimi i lëkurës. Disa mund të kenë alergji prej tyre. Depilimi i vazhdueshëm në këto zona mund të rrisë rrezikun për infeksionin e quajtur folikulitis – prishja e folikulës së qimes mund të lejojë futjen e baktereve në rrënjën e qimes.

Po qimet e hundës?
Edhe qimet e hundës luajnë një rol – parandalojnë futjen e pluhurave dhe agjentëve të tjerë në hundë dhe në mushkërri. Nëse doni t’i hiqni qafe qimet e padëshiruara të hundës, më mirë është t’i prisni ato, sesa t’i shkulni.

A tregojnë inteligjencë qimet në gjoks?
Një gjoks leshator është konsideruar gjithmonë si shenjë e mashkulloritetit dhe shëndetit të mirë te një burrë. Dhe sigurisht, këtu duhet të ketë diçka të vërtetë!
Kur vajzat dhe djemtë hyjnë në pubertet, një pjesë e qimeve pa pigment në trupin e tyre, bëhen më të trasha dhe të errëta, nën ndikimin e testosteronit dhe dihidrotestosteronit.

Te disa gjitarë, qimet e trupit janë të nevojshme për ruajtjen e aromave, që njihen si feromone – lëndë kimike që tërheqin partnerin. Meshkujt kanë nivele më të larta hormonesh dhe zakonisht kanë më tepër qime sesa gratë në zona si fytyra, barku dhe gjoksi.

Ndaj, një gjoks leshator është tregues i një niveli të shëndetshëm testosteroni. Megjithatë, e kundërta nuk është e vërtetë, pasi mungesa e qimeve në kraharor mund të jetë edhe gjenetike. Disa me pak qime mund të kenë nivele të shëndetshme hormonesh, por receptorët në zonën e lëkurës përgjigjen më pak ndaj tyre.

Disa kërkime i lidhin qimet e burrave në gjoks me inteligjencën. Një psikiatër amerikan ka pohuar në vitet ’90 se qimet në gjoks gjenden  më tepër te mjekët, sesa te popullata e përgjithshme. Mirëpo një profesor i pyetur nga “Daily Mail” është skeptik, pasi ai thotë se kjo gjetje është pa kuptim, nëse nuk merren parasysh faktorë si raca, etniciteti dhe statusi social-ekonomik.

auto_qimet1434870229-848x478

loading...

loading...