A do të rikthehet “Kafeneja Jonë” me seri të reja?


“Kafeneja Jonë”, është njëri ndër serialet kosovare më të shikuara e më të pëlqyera nga publiku. Seriali që transmetohej çdo të hënë prej orës 20:00 në Radiotelevizionin Publik – RTK, është ndërprerë pas shumë sezoneve.

Mirëpo tani ka mundësi që ky serial i shumë-pëlqyer nga kosovarët, të kthehet në ekrane e tyre, të paktën edhe për një sezon.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë producenti i serialit, Shkumbin Istrafi, i cili në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ka thënë se po e shikon mundësinë që t’i rikthejë edhe disa episote të “Kafeneja Jonë”.
KF