A do ta godas ky ciklon kroat edhe Kosovën? (Video)

Dje dhe sot një mot i lig e ka përfshirë Kroacinë, kurse një numër qytetësh janë përmbytur nga vërshimet për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.
Cikloni nga rajoni i Kvarnerës me erë dhe shi po lëviz në jug të Kroacisë, kurse mot i lig në Kroaci pritet ta përfshijë edhe Dalmacinë.

Në orët e mbremjës një mot i tillë pritet ta godasë edhe Serbinë, raportojnë mediat serbe. Nuk raportohet nëse një mot i tillë i ligë mund të përfshijë edhe Kosovën.