92-vjeçari që jetoi si i varfër dhe la pasuri marramendëse

step5

92-vjeçari Ronald Read nga SHBA i cili punonte si përgjegjës i një pallati dhe njihej nga fqinjët si i varfër, disa ditë pas vdekjes është zbuluar se në fakt ai ishte njeri shumë i pasur.

Ronald Read kishte punuar për 25 vjet si punonjës karburanti ndërsa 17 vitet e fundit i kishte kaluar si përgjegjës i një pallatibanimi.

Sipas deklaratës së avokatit të tij, 92-vjeçari ishte një person shumë kursimtar dhe edhe kur rrobat i griseshin, në vend që të blente të reja ai i arrnonte ato.

Por, avokati ka zbuluar se ai në realitet ishte një milioner me një pasuri prej 6 milion dollarësh.

“Investimet që ka bërë në bursë, me kohë atij i sollën shumë fitime. Vetëm pas vdekjes u kuptua që ai ishte një investitor shumë i zgjuar por si njeri ishte shumë i kursyer. Për të mos paguar para për parkim, ai nuk përdorte makinën e tij në qytet”.

Ronald Read mësohet të ketë lënë pas vetëm një djalë të birësuar me emrin Philip Brown por nuk dihet nëse pasurinë ia ka lënë atij apo jo.