900 vjet e vdekur dhe shfaqet si e gjallë! (Foto)

Mumia e mrekullueshme e një princeshe është gjetur pranë rrethit të Arktikut.

Ajo kishte flokë të gjatë dhe qerpikë të paprekur dhe besohet që mumia të jetë 900 vjeçe.

Fytyra dhe tiparet e saj ishin shumë të qarta kur u nxor nga varri i saj prej shkencëtarëve. Besohet se ka vdekur në moshën 35 vjeçe dhe ishte e vetmja grua e varrosur në mesin e shumë burrave.Detajet mbi mbetjet e saj të mumifikuara aksidentalisht janë të habitshme. Qerpikët dhe dhëmbët janë ruajtur perfekt.

Ngjyra e gjelbër në fytyrën e saj është pjesë e mbetjeve të shkaktuara nga një kazan bakri, që me sa duket kishte si qëllim që ta mbronte atë në botën e përtejme. Mumja u nxor nga arkeologët në varrin e Zeleny Yar pranë Salekhard, Rusi, raportoi The Siberian Times.

Ajo ishte anëtare e një qytetërimi misterioz të gjuetisë dhe peshkimit që mbizotëronte në këtë rajon polar, por kishte lidhje me Persinë.