900 vende pune në dy fabrika gjermane…

loading...

Dy fabrika me pronarë nga Gjermania do të nisin punën në muajin qershor.

E para, që do të përurohet këtë javë, do të prodhojë panele solare të destinuara për eksport në tregun gjerman dhe do të punësojë dhjetëra punëtorë.

Fabrika e dytë do të përurohet në fund të muajit qershor dhe do të merret me përpunimin e perimeve dhe produkteve ushqimore, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo do të jetë në rajonin e Podujevës dhe pritet t’i punësojë deri në 800 punëtorë.

Paralajmërimi i këtyre dy fabrikave është bërë të dielën, në një konferencë për media të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ambasadores së Gjermanisë në Kosovë dhe investitorit që do të ndërtojë fabrikën përpunimin e perimeve.

11

loading...

loading...