90% e prindërve e bëjnë këtë gabim që i vë në rrezik bebet e tyre

loading...

Të gjithë e dimë se prindërit ia duan më të mirën fëmijëve, mirëpo gjatë këtij rrugëtimi ata ballafaqohen me shumë pengesa.

Fatkeqësisht, janë disa gabime të zakonshme që prindërit i bëjnë me të porsalindurit, por që prindërit nuk e dinë se më shumë shkaktojnë dëm se dobi, transmeton Telegrafi.

Shumë studime të bëra në SHBA, Turqi dhe Japoni kanë zbuluar se teknika e mbështjelljes të fëmijëve të bezdisshëm me lecka apo rroba shkakton çrregullime në ije.

 Nëse mbështjellja është shumë e ngushtë rreth këmbëve të foshnjës, ata mund të përjetojnë probleme serioze të nyejve.

Gjëja më e keqe është se në disa raste ijët e tyre ndrydhen, e kjo bën që foshnjat të përjetojnë dhimbje të tmerrshme dhe të kenë dëme afatgjate.

Sidoqoftë, prindërit nuk duhet të frikësohen ta mbështjellin fëmijën e tyre, mirëpo vetëm duhet të kenë kujdes se si e mbështjellin atë.

Ka shumë mënyra të sigurta me të cilat prindërit mund ta mbështjellin fëmijën e tyre të lazdruar, si ajo diamantit apo metoda e katrorit.

Më poshtë e keni një video që tregon mënyrën e duhur të mbështjelljes së fëmijëve.foshnje-640x360

loading...

loading...