9 shtete do të zhduken


Nëntë shtetet që mund të mos ekzistojnë pas 100 vjetësh Nëse historia na ka mësuar ndonjë gjë, është ajo që kombet dhe shtetet që i kemi njohur në një moment, në çastin tjetër ato mund të zhduken.
Qoftë për shkak të prishjes së aleancave, migrimeve të mëdha ose ndryshimit të kulturës shoqërore, kombet, mu sikur dhe gjuha, iu nënshtrohen ndryshimeve e edhe zhdukjeve.

Portali Toptenz.net përmend nëntë shtete për të cilat historianët theksojnë se ka shumë gjasa që pas 100 vjetësh të mos ekzistojnë më, transmeton Koha.net.

Këto janë ato shtete:

Kiribati Kjo parajsë tropikale tashmë ka humbur pjesë të territorit të vet nga valët e mëdha e ngritja e madhe e nivelit të deti me kohë mund ta mbulojë të tërën.

Holanda Edhe pse duket e pabesueshme, ky vend mund të “zhduket” për shkak të ndryshimeve klimatike.
Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda veriore Në fakt ky është emri i plotë që në jetën e përditshme e quajmë “Mbretëri e Bashkuar “ ose dhe vetëm “Angli”, por disa politikanë kanë mendimin se Mbretëria e Bashkuar duhet të ndahet.

Kanadaja “Vendi i ëndrrave” për shumëkënd që dëshiron të migrojë në të për shkak të lehtësisë së madhe të gjetjes së punës, ky vend mund të zhduket përgjithmonë, pasi përbëhet nga minoritetet që synojnë pavarësinë.

Tajvani Tajvani është në pozitë interesante, sepse ekziston debati i përjetshëm se Tajvani i përket Kinës, porse në këtë rast shtrohet pyetja se cila do të jetë forca legjitime.

Koreja Veriore Disa ende pohojnë se dy Koretë me kohë d të bashkohen, a është e gatshme Koreja Veriore të pranojë që një pjesë të pushteti të vet ta kalojë në duar të huaja.

Palestina Palestinës, e cila lufton me rrethinën armiqësore, me mosnjohjen nga shumë shtete dhe me terrorizmin, shumë analistë nuk i japin shans se do të jetë shtet në vitin 2115.

Sudani Sudani Jugor, kombi më i ri bë botë, po ballafaqohet me vështirësi të shumta në zhvillim dhe në shfrytëzimin e rezervave të veta të naftës. Nëse politika nuk merret vesh dhe nëse nuk qetësohen trazirat etnike, vendi do të mund të shpërbëhej në 100 vjetët e ardhshëm.

Haiti Haiti ndoshta është vendi më fatkeq në botë, pasi, që nga krijimi i tij ka pasur probleme me spastrimet etnike, varfërinë, protestat e armatosura dhe katastrofat natyrore.
9n