9 gjëra që mësuam nga konferenca për shtyp e Facebook-ut

loading...

9-gjëra-që-mësuam-nga-konferenca-për-shtyp-e-Facebook-ut

loading...
Ditën e martë Facebook-u mbajti një konferencë për shtyp ku prezantoi edhe “Graph Search”. Vëmendja ishte aq e madhe sa që edhe një pjesë e rëndësishme e përdoruesve në Twitter folën mbi të.

Prandaj, për të kuptuar më mirë rëndësinë që ka kompania në botë, ju paraqesim 9 gjëra që mësuam nga gjithë eventi:

1. Shumë njerëz mund ta urrejnë Facebook-un, por asnjë nuk mund ta mohojë se ai është pjesë e rëndësishme e jetës tonë.

2. Fakti që shumë njerëz u zhgënjyen që Facebook-u nuk lançoi një smartfon, ashtu siç ishte përfolur, do të thotë se sa vlerë do të kishte një telefon i tillë nëse do të prezantohej nga kompania.

3. Ata sapo hodhën hapin e parë drejt versionit të tyre të motorit të kërkimit.

4. Në botën e sotme mobile, ku jetojmë, një pjesë të rendësishme ze të qenurit i informuar mbi atë çka ndodh rreth nesh dhe ata që janë afër nesh. Facebook-u pozicionohet mirë në të dyja këto aspekte.

5. Kërkimi klasik, siç praktikohet nga Google – është i vështirë.

6. Foursquare dhe Yelp-it sapo iu rrit vlera.

7. Facebook-u ka potencialin dhe likuiditetin e mjaftueshëm për të blerë shumë kompani të vogla interesante për 1 miliardë $ (siç bëri me Instagram-in), apo edhe për më pak se aq.

8. Bing nuk ka vdekur!

9. Ndoshta, dy vjet si tani, Facebook-u do të ketë një kërkim më të mirë që lidhet me vetë shërbimet që ofron dhe ndoshta edhe një smartfon të vetin. (PCWorld Albanian)

loading...