9 fakte të çuditshme rreth aksidenteve ajrore

Duket sikur viti 2014 ka qenë një vit veçanërisht shumë i keq për sigurinë e avionëve, me zhdukjen e avionit malajzian “Airlines Flight 370”, me të shtënat që iu bë avionit “MH17” në Ukrainë, dhe me përplasjen e fundit të avionit algjerian “TransAsia Airways”.
Por është e rëndësishme të kujtojmë se mijëra aeroplanë fluturojnë çdo ditë. Megjithatë, rrëzimet e avionëve janë të rrallë.

Në të vërtetë, të fluturosh është mënyra më e sigurt për të udhëtuar, pavarësisht nga përshtypja që ju mund të merrni duke parë CNN-in.

Më poshtë janë disa nga arsyet kryesore rreth përplasjeve të avionëve, sa shpesh ndodhin ato, kur, ku, dhe pse.

1) Ose pothuajse të gjithë i mbijetojnë një aksidenti ajror, ose pothuajse askush nuk shpëton

Një analizë e plotë nga qeveria e SHBA-ve rreth aksidenteve ajrore të viteve 1983-2000, doli në përfundimin se shumica e aksidenteve kanë një shkallë me të vërtetë të lartë mbijetese, nga 81 deri në 100 për qind.

Por në një pjesë të vogël të aksidenteve, vetëm 0 deri në 20 për qind e njerëzve mbijetojnë.

2) Fluturimi është shumë më i sigurt se sa ngasja

Rreziku i vdekjes si pasojë e ngasjes, në një udhëtim prej 100 miljesh në krahasim me atë fluturues, është më i lartë.

3) Frika nga fluturimet mund të çojë në rritjen e numrit të vdekjeve në rrugë

Menjëherë pas 11 shtatorit, njerëzit po udhëtonin më pak me avionë dhe po ngisnin rreth 3 për qind më shumë. Hulumtuesi psikologjik Gerd Gigerenzer, vuri në dukje se kjo shtesë lëvizëse ishte përgjegjëse për 353 vdekje të tepërta në tre muajt e ardhshëm pas ngjarjes tragjike të 11 shtatorit.

4) Avionët janë duke u përplasur më pak dhe duke vrarë më pak njerëz

Viti më i keq për vdekjet e shkaktuara nga fluturimet ajrore, ishte në 1972-shin. Është e qartë se ne nuk jemi duke jetuar në kohën më të rrezikshme për të fluturuar.

5) Vdekjet e pasagjerëve të aeroplanëve janë duke shkuar poshtë

Gjatë katër dekadave të fundit rreth fatkeqësive ajrore, të shkaktuar si pasojë e një aksidenti të rastësishëm apo nga sulmet terroriste, ka rënë edhe numri i udhëtarëve.

Kjo tregon se shumica e vdekjeve ka ndodhur për shkak të aksidenteve, dhe jo sulmeve terroriste.

6) Të paktën 88 avionë janë zhdukur që nga viti 1948

Kjo llogarijte është bërë nga Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit, një iniciativë e pavarur private, që ruan bazën e të dhënave të avionëve, ushtrisë, dhe aksidenteve e korporatave në të gjithë botën. Të 88 fluturimet u zhdukën krejtësisht pa lënë asnjë gjurmë të vetme.

7) Aeroplanët reaktivë janë përplasur më tepër gjatë momentit të ngjitjeve dhe zbritjeve

8) Të fluturuarit në Amerikën e Veriut është mënyra më e sigurt, se në Afrikë apo ish-Bashkimin Sovjetik

Amerika e Veriut dhe Evropa janë vende mjaft të sigurta për të fluturuar. Megjithatë “Forbes” vë në dukje se fluturimet janë më të rrezikshme në disa vende të Afrikës dhe shtetet ish-sovjetike.

9) Pjesa më e sigurt e avionit mund të jetë prapa. Ose ndoshta jo.

Në vitin 2007, Mekanika Popullore u kthye 36 vjet prapa në përplasjen fatale të SHBA-ve për të gjetur se ku ishin ulur njerëzit që mbijetuan. Ata arritën në përfundimin se pjesa e prapme e avionit ishte më e mira. Megjithatë, për shkak se përplasje të tilla janë aq të rralla, kanë qenë vetëm 20 raste të vëna në dispozicion për kryerjen e analizës. /Shekulli/